
Ja ku do te perqendrohen investimet publike per 2015-en
Në buxhetin e vitit 2015, investimet publike janë planifikuar 5.0% e Produktit të Brendshëm Bruto ose 73 miliardë lekë (duke përfshirë dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal). Për vitin 2015 është parashikuar rritje e mëtejshme e financimit të Fondit të Zhvillimit Rajonal dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit me synimin e reduktimit të diferencave në zhvillim mes rajoneve (qarqeve) të ndryshme të vendit.
Kjo përbën një risi dhe një instrument për realizimin e politikave të qeverisë për orientimin e investimeve dhe të shërbimeve publike te qytetarët dhe në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës së tyre. Në planifikimin e investimeve për vitin 2015 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm të trashëguara nga viti 2013 dhe më parë. Ashtu si në 2014-n, do të ketë përparësi shmangia e detyrimeve të reja dhe bartja e tyre në vitet e ardhshme, si dhe minimizimi i detyrimeve kontraktuale për projektet në proces zbatimi duke u fokusuar me përparësi në financimin e projekteve në vazhdim.
Për sa i takon shpërndarjes së investimeve sipas sektorëve, sipas relacionit të financave, ato do të jenë:
• investimet e parashikuara për sektorin e transportit dhe ujësjellës kanalizimeve zënë 52% të investimeve gjithsej. Në raport me vitin 2014, kemi një rritje të peshës së financimit për këtë sektor me qëllim financimin e detyrimeve kontraktuale për projektet në vazhdim, si dhe prioritetet e qeverisë në sektorin e ujësjellësit.
• sektorët e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale zënë rreth 8,3% të fondeve gjithsej. Në veçanti për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit investimet me financim të brendshëm janë rritur në 570 milionë lekë. Kjo duke pasur në konsideratë se detyrimet për projektet e kontraktuara gjatë vitit 2014 vlerësohen të jenë të larta. Në këtë nivel financimi, përveç detyrimeve kontraktuale, do të mbulohen edhe nevojat për investime në kuadër të zhvillimit rajonal si dhe lançimi i projekteve të reja. Investime në rritje janë planifikuar edhe për arsimin profesional, kjo për një përgjigje më të mirë ndaj nevojave të tregut për kualifikime profesionale.
Transporti rrugor
Gjatë 2015-s, synohet ulja ndjeshëm e aksidenteve rrugore duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza dhe mbyllja e disa akseve kryesore. Më konkretisht:
• Ky sektor, sipas relacionit të financave ka prioritet:
-Rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor, duke synuar arritjen e standardeve europiane dhe uljen e aksidenteve rrugore, si: përmirësimin e komponentëve të sigurisë rrugore me sinjalistikë dhe përmirësimin e pikave të rrezikut (përmirësimi i sigurisë dhe sinjalistikës rrugore në superstradën Tiranë-Durrës dhe segmentin Kashar-Rinas, përmirësimi dhe rifreskimi i sinjalistikës vertikale/horizontale në akset kombëtare, menaxhimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe operimit të tunelit Thirrës dhe të Kërrabës).
-Shtrirjen më tej të procesit të dhënies me koncesion të mirëmbajtjes rrugore (pritet që të fillojë dhënia me koncesion e shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot-Rrëshen-Morinë, me gjatësi 115 km).
-Vënien në eficiencë të rrugëve që lidhen me zonat turistike të vendit si: rrugët lidhëse me bregdetin jugperëndimor (Llogora-Sarandë), Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht, rrugës së Valbonës (B.Curri-Margegaj-Dragobi-Valbonë), Gjinarit, Shishtavecit, etj. -Ndërtimin e rrugëve që lidhen me zonat kufitare, si: vazhdimi i punimeve për ndërtimin e rrugës Librazhd-Q.Studë-Ura e Çerenecit, Ersekë-Leskovik etj.
-Mbulimin me TVSH, kosto lokale dhe të shpronësimeve të projekteve me financim të huaj.
• Me financime të huaja parashikohet të realizohen:
-Ndërtimi i By Pass-i Fier 22 km dhe By Pass-i Vlorë 29 km (financime BERZH & BEI dhe delegacioni BE)
-Përfundimi i rrugës Fier (Levan)-Tepelenë 70 km (BEI & BERZH),
-NdÃâââ¬Ërtimi i By Pass-it Shkozet (F.Kuvajtin & F.Saudit) dhe i Nyjes sÃâââ¬Ë VorÃâââ¬Ës (F. Kuvajtian).
• Ndër projektet e reja që parashikohet të zbatohen me financim të huaj gjatë periudhës së PBA-së janë:
-Projekti i Bankës Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore (nevojat e financimit për këtë projekt do të dalin me përfundimin e punës së konsulentit për përgatitjen e projektit, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të qeverisë shqiptare në rrjetin rrugor kombëtar dhe në rrugët sekondare/lokale)
-Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, By Pass-i Vlorë, Rrogozhinë, Tepelenë etj.
Më të lexuarat









