Secondary Adv

Investimet publike, ja projektet kryesore ne transport te buxhetit 22.7 miliard leke

Projektbuxheti i vitit 2018 do të ketë një vlerë totale investimesh publike prej 77.6 miliardë lekësh, nga ku pothuajse 1/3, ose 22.7 miliardë do të shkojnë për projekte në fushën e transportit rrugor.


Projekti me vlerën më të madhe është ai i ndërtimit të Rrugës së Arbrit, e cila do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat. Ky projekt ka një kosto totale prej 33.7 miliardë lekësh, por në buxhetin e vitit 2018 nuk llogaritet as edhe një qindarkë, pasi pagesa do të bëhet e shpërndarë në buxhetet e viteve të ardhshme, duke nisur nga 2019 me 2.1 miliardë lekë.


Kështu, në buxhetin e planifikuar për vitin e ardhshëm, shpenzimi më i madh në zërin “Transporti Rrugor” i takon Unazës së Re të Tiranës, me 4.1 miliardë lekë. Kjo vlerë do të shkojë për financimin e kostos totale prej 12.3 miliardë lekësh, për të cilën kësti i fundit do të paguhet në 2019-ën.
1.3 miliardë lekë nga buxheti do të shkojnë për rrugën “Fushë Krujë-Milot-Morinë”, segmentin e Rrugës së Kombit që vitin e ardhshëm mbyll kështu financimin e projekt me vlerë totale 4.2 miliardë lekë. Për vazhdimin e rrugës “Qafë Thanë-Lin-Pogradec” do të shpenzohen mbi 1 miliard lekë, ose gjysma e investimit total ndër vite prej 2.4 miliardë lekësh. Pjesa tjetër e financimit do të shpërndahet si më poshtë për projekte si By Pass-i i Shkodrës, rruga Elbasan-Banjë dhe Korçë-Ersekë.

 

Fondi për vitin 2018           Kostoja totale e projektit
FUSHË KRUJË-MILOT-MORINË   1,371,251
PLEPA-KAVAJË-RROGOZHINË   44,515
LUSHNJE-BERAT                      –
QAFË THANË-LIN-POGRADEC   1,039,588
RRUGËT LIDHËSE ME BREGDETIN JON –
UNAZA E RE E TIRANËS           12,306,909
RRUGA E ARBËRIT                   33,745,652
BERAT-BUZUQ-ÇOROVODË       838,374
ELBASAN BANJE                      548,430
KARDHIQ-DELVINË                  1,731,753
URA E LEKLIT- KËLCYRË           298,741
3 URAT-LESKOVIK                    813,232
KORÇË-ERSEKË                       496,458
BYPASS SHKODËR                   657,841
LIBRAZHD-QAFË STUDE           170,540
SKRAPAR – PËRMET                 150,000
EMERGJENCAT                         379,011
KODER KAMEZ TAPIZE              90,405

Ndërkohë, nga fondet e huaja, pjesa më e madhe e buxhetit prej 7.3 miliardë lekësh, do të shkojë për ndërtimin e tre lotëve të segmentit Qukës-Qafë Pllocë. Pas projektit të financuar nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit, investimi publik me vlerë më të madhe për vitin e ardhshëm i takon një tjetër projekti të BIZH dhe Abu Dhabit. Bëhet fjalë për segmentin e parë dhe të tretë të rrugës Tiranë-Elbasan, e cila pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Një pjesë e madhe e buxhetit do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve, projektit të financuar nga Banka Botërore. Për vitin e ardhshëm, vlera e investimeve në këtë fushë do të kapë shifrën 1.5 miliardë lekë. Grupin e investimeve të mëdha me fond të jashtëm në infrastrukturën rrugore e mbyllin dy By Pass-et e Fierit dhe të Vlorës, të financuara nga BERZH, të cilat u zvarritën në punime nga fituesi i parë i tenderit. Vlera e përbashkët e financuar për këto dy projekte në vitin 2018 është 830 milionë lekë.


Më të lexuarat