Secondary Adv

Ahmetaj: Synojme treg te hapur rajonal dhe te thjeshte per investitoret

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është sot pjesë e eventit “Tirana Bussines Matching”, të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencë ministri Ahmetaj theksoi se synimi i Ministrisë së Financave është krijimi i një tregu të hapur, të konsoliduar dhe të thjeshtë për investitorët e huaj, të cilët sipas Ahmetaj janë faktori kyq në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. “Qasaj jonë është krijimi i një tregu të hapur rajonal. Treg i hapur, i konsoliduar dhe i thjeshtë për investitorët e huaj”, u shpreh Ahmetaj.

 

Përsa i përket investimeve të huaja ministri u shpreh se janë instrumenti kryesor që mbështesin dhe ndihmojnë rritjen ekonomike të vendit. “Investimet e huaja direkte janë një nga instrumentet kryesore në mbështetje të rritjes ekonomike në Shqipëri dhe rajon. Në vitin 2016 Shqipëria shënoi një rekord të rritjes me 1.1 miliard”, theksoi ministri Ahmetaj. Gjithashtu ministri nënvizoi faktin se ekonomitë tona në rajon vijojnë të përformojnë nën potencial, të cilat kanë probleme me gamën e eksporteve.

 

“Ekonomitë tona e kanë gamën e eksporteve të ngushtë, që do të thotë që nga një krizë në sektor, kalon në krizë ekonomike dhe krizë në bilancin e pagesave”. Ministri Ahmetaj u shpreh se sfida nuk është kalimi në një nivel numerik, por në një nivel të orientuar drejt rritjes së cilësisë. “Rritja e produktivitetit është një sfidë që kërkon politika afatgjata. Të gjitha rritjet e ekonomive të rajonit kanë qenë shumë të ngadalta në rritjen e produktivitetit. Kemi avantazh koston e ulët, por kemi disavantash mes aftësive dhe kërkesës në treg”.


Më të lexuarat