Secondary Adv

Rritet buxheti per sigurine publike, shtese per vitin 2018 me 1.7 miliard leke

Pas lobimeve për më shumë siguri publike  nga ana  e qeverisë shqiptare kjo vjen e konkretizuar përmes një buxheti më të madh se vitin e kaluar. Pas mbrojtjes  shtesa më e madhe në buxhetin e vitit 2018  vjen për rendin dhe sigurinë publike, një nga prioritetet e qeverisë.

 

Ndryshimi krahasuar me buxhetin aktual tregon një rritje me 10.4%. Në draftin e bërë publik tashmë vihet re  një shtesë me 1.7 miliardë lekë në fondin e pagave e kontributeve dhe rreth gjysmë miliardi shpenzime për investime  për  sigurinë publike. Shtimi i fondeve pritet të sjellë vitin e ardhshëm, shërbime të përforcuara, për të bërë të mundur parandalimin  e paligjshmërisë në vend dhe  për të krijuar një ambient e shoqëri më të sigurt.

 

Qeveria shqiptare pritet që të shpenzojë gjatë vitit 2018 rreth 497 miliardë lekë për pagat e punonjësve, pensione, shpenzimet administrative të përditshme, investime në rrugë, shkolla, rikonstruksione, mbështetje për pushtetin lokal, interesa borxhi e pagesa papunësie. Sipas tabelave paraprake të draft-buxhetin e vitit  2018, shpenzimet pritet të rriten me 5.8% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 30.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.


Më të lexuarat