Secondary Adv

Firmoset marreveshja 150 milione dollare me BB per energjine

 

Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshjen për fondin 150 milionë dollarë që do të përdoret për rimëkëmbjen e sektorit energjetik në Shqipëri.


Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, përfaqësuesja e Bankës Botërore theksoi nevojën e ndërhyrjes në sistem duke evidentuar se nëse nuk ndërmerrej një hap i tillë, atëhere sektori rrezikonte të sillte një krizë me efekt zinxhir në ekonomi.

 


Zyrtarja e lartë e Bankës Botërore komentoi edhe vendimin për heqjen e fashës mbrojtesë për konsumatorët familjarë duke e cilësuar si një vendim të duhur për faktin se ka qenë një element që ka gjeneruar abuzime. Pasi vlerësoi nevojën e reformimit të sektorit energjetik, kryeministri Edi Rama tha se qeveria shqiptare ndodhej para dy alternativave; ose të rriste çmimin e energjisë, ose të ndalonte vjedhjet.
Sa i përket vendimit për heqjen e fashës mbrojtëse për 300 kilovatët e parë, kryeministri evidentoi e kjo masë nuk do të prekë kategoritë në nevojë. Kryeministri tha se në projektbuxhetin e vitit 2015 që është depozituar në Kuvend, parashikohet rritja e pensioneve dhe e ndihmës ekonomike, në mënyrë që efektet e këtij vendimi të mos prekin këto kategori konsumatorësh.


Gjiknuri: Fondi do t'i japë përgjigje dilemave tona


Ministri i Eneregjetikës, Damian Gjiknuri e nisi fjalën e tij me përmendjen e të gjitha vështirësive që hasi qeveria kur erdhi në pushtet në sektorin elektro-energjetk. Sipas ministrit, sektori i energjisë kishte  270 milionë dollarë humbje në vit, “një perspektivë e zymtë kjo, që e bënte sektorin energjetik, një të sëmurë tumoral”.


"Sot 150 milionë dollarë do i japin përgjigje dilemave që ekzistonin më parë. Ndihma u bë e mundur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me CEZ-in, e mbështetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Kemi rikthyer rritjen e performancës dhe investimet kapitale në tërë sektorin elektro-energjetik. Synojmë mbështetjen e reformave të thella për nxjerrjen e sektorit nga kriza financiare", tha ministri.


Do bëhet plotësimi me 300.000 matësve


Gjithashtu Gjiknuri shton se mbështetja për sektorin ka hapur rrugë dhe ngritur besimin edhe te sektorët e tjerë. Sipas tij një pjesë e këtij fondit do të investohet për shpërndarjen, ku do të bëhet edhe plotësimi me 300.000 matësve në Shqipëri, gjithashtu ai tha se do ngrihet sistemi modern i faturimit.
Brenda 2019-s, humbjet në rrjet nga 40% në 17%


Ministri Gjiknuri bëri me dije se investimi do të mundësojë fillimin e liberalizimit të tregut nga viti që vjen. Ai theksoi se humbjet në rrjetin do të ulen nga 40% në 17% brenda vitit 2019.


“40 % e tregut të liberalizohet. Ulim nga 40% në 17% humbjet në rrjet brenda 2019-s. Reforma synojnë liberalizimin e tregut. Këtë vit do miratohet ligji i ri që do të përafrojë legjislacionin me standardet evropiane. Qeveria  e vendosur t’u japi zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve. Rruga kërkon sakrifica, por është e vetmja rrugë drejt suksesit.”- tha Gjiknuri.


Më të lexuarat