Secondary Adv

Rruga Tamare - Vermosh, Rama inspekton punimet ne veri te vendit

 

Përmirësimi i infrastrukturës dhe implementimi i disa projekteve në Malësinë e Kelmendit pritet ta kthejnë këtë zonë në një nga atraksionet e mëdha turistike të Shqipërisë. Turizmi mbetet e vetmja mundësi punsimi për banorët e kësaj zone, por zhvillimi mëtejshëm i turizmit kërkon dhe infrastrukturën e duhur.

 


Gjatë një inspektimi në këtë zonë, Kryeministri, Edi Rama, është ndalur në një nga urat e kësaj rruge për të takuar banorë dhe drejtues e zbatues të projektit, ku është ndërtuar edhe një ndër ballkonet panoramike, që parasheh ndërtimi i rrugës deri në Tamarë.
Me anë të krijimit të ballkoneve panoramike, njëherësh edhe si ndalesë informacioni turistik krijohet një itinerar që e shoqëron vizitorin me informacion dhe mundësinë e shijimit të natyrës, gjatë gjithë udhëtimit.


Rruga Tamare –Vermosh


65 kilometrat e rrugës Han i Hotit – Vermosh në rrethin e Malësisë së madhe kanë nisur të marrin formën e tyre të plote. Falë investimit të Fondit Shqiptar te Zhvillimit, 21 mijë banorë të komunave Kelmend dhe Kastrat kanë dalë nga izolimi i gjatë, që gjatë stinës së dimrit si pasojë e reshjeve të dëborës, u vështirësonte jetën dhe u ndërpriste komunikimin me pjesën tjetër të vendit.
Rruga prej 29 kilometrash Tamarë Vermosh e ndarë në dy lote, një prej të cilëve mbaron vitin e ardhshëm do të bëjë lehtësisht të arritshme këtë zonë, duke shkurtuar edhe kohën e udhëtimit deri në 1 orë e gjysmë, nga 3 orë aktualisht.

 


Në muajin shtator nisën punimet për ndërtimin e lotit të parë të segmentit Tamare – Vermosh me gjatësi 14.7 kilometra. Pëmes ndërtimit të kësaj rruge bëhet e arritshme një nga zonat më të bukura të Shqipërisë e cila ofron për vizitoret peisazhe të rralla, vende pushimi dhe tradita të hershme të malesore. Fokus kryesor i qeverisë shqiptare përmes fondit të zhvillimit është zhvillimi i zonës së Alpeve dhe këto investime konsistojnë në hartimin e masterplanit, përmirësimin e infrastrukturës, shërbimit bazë, ndërtimit të ujësjellesave, etj.
Ndërkohë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi, nëpërmjet fondeve IPA të KE do të realizohet edhe segmenti rrugor për në pikën e kalimit kufitar të Grabomës, me Malin e Zi. Ky fluks trafiku do të ketë edhe një impakt në përmirësimin dhe diversifikimin e ekonomisë në këto zona.


Më të lexuarat