Secondary Adv

Heqja e fashes se energjise prek 76.3 per qind te konsumatoreve

 

76.3% e qytetarëve shqiptarë, që ndër vite nuk e kanë kaluar fashën, deri në 300 Kw, duke nisur që nga 1 janari energjinë elektrike do ta paguajnë më shtrenjtë.


Shifra e konsumatorëve është parashikuar në Raportin e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013 dhe ajo që vihet re është fakti se është rritur numri i familjeve shqiptare që respektojnë këtë fashë, në mënyrë që të paguajnë energjinë me 7.7 lekë. Por sa më shumë do t’i kushtojë një familje heqja e fashës, deri në 300 kw/orë?


Në bazë të përllogaritjeve, një familje që sot konsumon deri në 300 kw/orë paguan 2800 lekë në muaj sëbashku me TVSH. Pas heqjes së fashës çmimi i energjisë pritet të bëhet 10.2 lekë për Kw/orë dhe një familje që respektonte fashën do të duhet të paguajë 1 mijë lekë më shumë se më parë.
Qeveria ka deklaruar se do të kompesojë çmimin e energjisë për personat në nevojë, por shifra e dhënë nga Ministria është shumë më e vogël në krahësim me konsumatorët që preken nga heqja e fashës deri në 300 kw/orë. Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, janë 203928 familje, të cilat do të përfirojnë kompensim per energjinë elektrike.


Ndërkohë të dhënat e raportit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, numurojnë rreth 1 milion e 200 mijë konsumatorë dhe në bazë të një përllogaritje 900 mijë konsumatorë do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike dhe nuk do të marrin asnjë kompensim, duke i rënduar më shumë jetesës së përditshme.
Aktualisht pranë ERE, OST ka dorëzuar kërkesën për rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë që pritet dhe aplikimi i OSHEE-së dhe KESH-it.


Më të lexuarat