Normalizohet situata ne Kakavije dhe Kapshtice, nis puna nga pala greke
Normalizohet situata në doganat e Kakavijës dhe Kapshticës, pas 2 ditë bllokim për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik. Tashmë qytetarët mund të lëvizin të lirë drejt Greqisë apo anasjelltas. Lajmi është bërë i ditur nga vete autoritetet greke, ku thanë se në dogana ka nisur menjëherë lëvizja.
Një situatë e tillë shkaktoi radhë të gjata dhe revoltë nga ana e shqiptarëve, ë cilët pretendojnë se bllokimi ishte i qëllimshëm. Në deklaratat e tyre, ata thonin se Greqia po hakmerret për prishjen e ndërtimeve në Himarë. Për disa orë gjatë mbrëmjes u punua me 10 sportele për të përballuar fluksin dhe për mundësuar kalimin sa më të shpejtë të qytetarëve që kishin mbetur të bllokuar Ndërkohë në orët e para të mëngjesit pala shqiptare punoi me 5 sportele, 3 në dalje dhe 2 në hyrje. Ndërkohë pala greke punon me 4 sportele. Ritmeve normale i është rikthyer edhe Dogana e Kakavijës në Gjirokastër. Lëvizja në këtë pikë doganore u zhbllokua që të shtunën. Pas një telefonate mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun Grek, Nikos Kotzias u përdor skanimi i pasaportave si zgjidhje teknike!