Secondary Adv

Varianti perfundimtar i projektbuxhetit per 2015-en

 

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani raportoi sot projektbuxhetin 2015 dhe paketën fiskale, në Konferencën e Kryetarëve. Cani theksoi disa nga objektivat kryesor, që do i shërbejnë reformave në vend. Për ministrin Shkëlqim Cani, me rëndësi është ulja e borxhit publik dhe shlyerja e detyrimeve.


“Buxheti i shërben reformës territoriale dhe shoqërore. Synimi kryesor është rritja e ekonomisë me 4.5% dhe që niveli i borxhit të shkojë në ulje. Ne synojmë që në vitin 2019, borxhi të ulet me 60 për qind. Shlyerja e detyrimeve është çështje madhore”, deklaron ministri Cani. Gjithashtu reformën në sistemin energjetik, Cani e cilësoi si një pikë me rëndësi rimbursimin e shtresave në nevojë për fashën 300 kw.
Qeveria shqiptare ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2015. Sipas vendimit,

Buxheti për vitin 2015 është:


Të ardhurat          414 469      milionë lekë;
Shpenzimet          474 997      milionë lekë;
Deficiti                  60 528       milionë lekë.

 

Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.

Buxheti i Shtetit për vitin 2015 është:
Të ardhurat         332 117      milionë lekë;
Shpenzimet         392 645      milionë lekë;
Deficiti                  60 528      milionë lekë.

Buxheti vendor për vitin 2015 është:


Të ardhurat                                41 207 milionë lekë;
Nga të cilat:
Transferte nga buxheti qendror    24 644 milionë lekë;
Të ardhura të tjera                      16 563 milionë lekë;
Shpenzimet                                 41 207 milionë lekë;

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2015 është:


l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej                                            100 339  milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet                                                        58 218  milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit                        42 121   milionë lekë;
Shpenzimet                                                         100 339   milionë lekë.


Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Keshilli i Ministrave përcakton masen e kontributit per personat e vetpunesuar ne bujqesi si dhe te kategorive te veçanta te personave te vetpunesuar duke mbuluar nga buxheti i Shtetit diferencen midis ketyre kontributeve me masen e kontributit te përcaktuar per personat e vetpunesuar ne qytet. Për vitin 2015, teprica ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve sipas degeve te sigurimit shoqeror dhe programeve te tjera te veçanta e suplementare te perdoret per mbulimin e deficitit te deges se pensioneve.


Skema e sigurimit suplementar


Të ardhurat, gjithsej                                      5 708         milionë lekë;
Nga të cilat:
-  kontributet                                                770           milionë lekë;
-  transferimet nga Buxheti i Shtetit                4 938        milionë lekë;
Shpenzimet                                                  5 708        milionë lekë.

Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 020 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2015 është:


Të ardhurat, gjithsej                                                35 014        milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet dhe të tjera                                          8 801        milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit                     26 213         milionë lekë;
Shpenzimet                                                                35 014        milionë lekë.

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2015 është:


Të ardhurat, gjithsej                                              1 400       milionë lekë;
Nga të cilat:
- të ardhura të tjera                                              1 000        milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit                         400           milionë lekë;
Shpenzimet                                                           1 400       milionë lekë.

Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:


Grantet                                                         12 000        milionë lekë;
Të ardhurat tatimore                                      294 717      milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore                                   25 400        milionë lekë.


Kufiri i financimit të deficitit të Buxhetit të Shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 60 528 milionë lekë. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 60 528 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Të ardhurat nga privatizimi që mund të krijohen gjatë vitit 2015, mbi shumën e vendosur në këtë ligj, përdoren jo më pak se 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të Buxhetit të Shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.

Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:


Shpenzime te Buxhetit qendror                                 362 945   milionë lekë
Fondi rezervë    dhe kontigjenca                                6 700      milione leke
Detyrimet e prapambetura                                        20 000    milionë lekë
Huadhenie per energjine                                           3 000      milionë lekë


Fondi i kompensimeve prej 1 600 milionë lekësh përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë, sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u shpërndahen ministrive përkatëse mbi kufirin e miratuar në tabelën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 87 700 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore, në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucionevenë rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 300 milionë lekësh, shpërndahet dhe përdoret me miratimin e Ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij.


Për vitin 2015 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja. Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura, në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.


•Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj.
•Fondi rezervë i buxhetit prej 1 500 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore.
•Fondi i kontingjencës prej 5 200 milionë lekësh përdoret:
•Deri ne masen 3 000 milion leke nga Keshilli i Ministrave për të përballuar nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve ekzistuese.
• 1 000 milion leke per ekzekutimin e pagesave per detyrime nderkombetare me vendim te keshillit te ministrave.
•1 200 milione leke për rritjen e pensioneve me vendim të Këshillit të Ministrave./Monitor


Më të lexuarat