INSTAT tashmë do të kalojë në varësi të parlamentit. Kjo është një ndryshimet që parashikohen në ligjin e ri për "Statistikat Zyrtare" i cili aktualisht është në fazë konsultimesh dhe pritet të kaloj shumë shpejt për miratim në parlament.
Shpesh statistikat e dhëna nga INSTAT janë vënë në pikëpyetje për saktësinë pasi ky institucion është në varësi të kryeministrisë dhe nisur nga kjo pavarësia e këtij institucioni ka qenë kërkesë edhe e BE-së e cila rekomandon është e rëndësihmde që INSTAT të njihet si organ profesionalisht i pavarur. Për këtë qëllim, duke pasur parasysh edhe programin e qeverisë 2013 për ta vënë INSTAT-in nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë, neni 14 propozon status të ri juridik, duke caktuar Institutin e Statistikave si institucion juridik publik të pavarur.
Statusi i ri juridik pritet të rrisë imazhin e institucionit, besueshmërinë e publikut në statistika cilësore të paanshme e transparente si dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin profesional të Sistemit Kombëtar Statistikor. Në projektligj përcaktohet gjithashtu që të gjitha agjencitë statistikore të njoftojnë INSTAT-in për kontaktet e tyre me agjencitë ndërkombëtare, për çështje që lidhen me statistikat dhe raportimet mbi tregues statistikorë në institucionet ndërkombëtare.
Projektligji detyron agjencitë statistikore të vënë në dijeni INSTAT mbi veprimtaritë statistikore që kryejnë dhe treguesit që publikojnë si brenda, ashtu dhe jashtë vendit.Neni 24 i projektligjit i mundëson INSTAT të ketë një panoramë të qartë të të gjithë informacionit statistikor zyrtar që prodhohet në vend, në mënyrë që të ushtrojë me efektivitet rolin koordinues të Sistemit dhe të raportojë performancën vjetore të tij si dhe dhe t'i përcjellë përdoruesve një statistikë zyrtare të unifikuar.
Për rastet e dërgimit të të dhënave zyrtare institucioneve ndërkombëtare pa njoftimin e INSTAT-it,subjektet dënohen me gjobë deri në 50 000 lekë. Për rastet e përsëritura, gjobat janë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë për çdo shkelje. Për shkeljet e kryera nga institucionet publike gjoba i jepet titullarit të institucionit". Projektligji është hartuar me mbështetjen dhe komunikimet e vazhdueshme me strukturat e Eurostat-it të cilat mbulojnë legjislacionin evropian të statistikave zyrtare si dhe ato të bashkëpunimit statistikor.