Pas 8 vitesh miratohet projekti per landfillin e Maliqit
8 vjet më parë u deklarua nisja e punimeve për ndërtimin e një landfilli që duhet të zgjidhë problemin e grumbullimit të mbetjeve urbane në qarkun e Korçës. Pas 8 vitesh zvarritje ndizet drita jeshile e ndërtimit të Landifillit të Maliqit c’ka do të sjellë zgjidhjen përfundimtare problemit të mbeturinave për rajonin juglindor.Mungesa e Landfillit prej kohësh ka qënë një gangrenë për komunat dhe bashkitë e qarkut, por jo vetëm të cilët janë detyruar të gjejnë zgjidhje të tjera për grumbullimin e mbetjeve urbane.
Projekti per landfillin e Maliqit Tashmë pas shumë kohë pritjesh landfilli i Maliqit brenda vitit do të vihet në funksion duke sjellë një normalizim të situatës përsa i përket mbetjeve të hedhura vend e pa vend në çdo hapësirë të mundshme . "Aktualisht jemi në fazat filnale të këtij projekti të rëndësishëm, është shpallur tenderi për fillimit e ndertimit të landfillit. Tenderi për kompanitë u hap në 3 nëntor dhe me shpalljen e fituesit të tenderit do kemi mundësi edhe të nisim punimet,"-u shpreh Sotiraq Filo Kryetar i Bashkisë Korçë. Por, para se të ngrihet ky landfill, fillimisht duhet të shpronësohen 92 familje që kanë tokat e tyre në këtë vend. Projekti i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta ne Qarkun e Korçë kap shifrën 12,5 milionë euro dhe parashikon zgjidhjen përfundimtare të problemit të mbeturinave për 28 bashki dhe komuna në qarkun e Korçës. Mbështetjen financiare për këtë nismë e ka dhënë Banka Gjermane për Zhvillim.