Secondary Adv

Permbytjet, Rama: Nuk do te leme askend pa kompensuar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave dhe ka premtuar kompensim për banorët e përmbytur, njesoj siç u veprua në 2015-ën: "Për sa na takon, ne do të bëjmë, e përsëris, maksimumin, - theksoi Kryeministri, - siç kemi bërë edhe herën e shkuar, pa lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur."

Por, Rama theksoi se tani do të nisë marrja e masave për të parandaluar këto situata: "Ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt" tha  ai duke njoftuar se do nisë rregullimi i infrastrukturës, mbjellja e pemëve, riparimi i shkollave dhe nisja e mësimit dhe sidomos, nisma ligjore për detyrimin e biznesve dhe banorëve për të siguruar banesat e tyre dhe bizneset pasi Buxheti i Shtetit nuk mund t'i përballojë gjithmonë.  Megjithatë, Rama veçoi se edhe këtë herë, qeveria do ta marrë përsipër kompensimin e tyre. Ai e nisi fjalën e tij duke uruar Forcat e Armatosura për 105-Vjetorin e krijimit të tyre.

 

FJALA E RAMES:
"Duke i falenderuar me shumë mirënjohje të gjithë ushtarakët, gratë dhe burrat që janë angazhuar në këto ditë dhe net shumë të vështira dhe i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të shtetit në këtë situatë, tani është momenti për të çuar para fazën e dytë atë të kapërcimit të pasojave për familjet e prekura dhe sigurisht ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale në komunitet e zonave të përmbytura.

Patjetër që do të na duhet më tej të ecim me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh nga ministri i Bujqësisë për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji në bahskëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet për potencialin katastrofik që kishte kjo situatë nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë këto dy vjet, por ka ende një sërë pikash të dobëta që duhet punuar me përparësi.

Duhet të bëjmë dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera që janë nënvizuar edhe në ditët e fundit nga Ministri i Mjedisit për të marrë masa më afatgjata për mbrojtjen e shtretërve të lumennjve dhe aktivitetet dëmtuese dhe mbjelljen me përparësi të pemëve në të gjtiha ato zona ku dëmtimi serioz i pyjeve, i shiritave të gjelbër ka sjellë edhe erozion dhe aluvion.

Pa diskutim është përparësi edhe hapja e shkollave përkohësisht të mbyllurava, q1% besoj se do të kapërcepehet dhe po ashtu ndërmarrja e nismës ligjore për sigurimin e banesav dhe biznesve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka ende një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga Buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithçka  dhe gjithmonë edhe pse ketë herë sigurisht ne do ti përballojmë si dhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë.

 

Por është e rëndësishme që sipërmarrësit të sensibilizohen që të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore që dëmet e tyre të kompensohen në kohë reale. Natyrisht, për sa na takon, ne do të bëjmë, e përsëris, maksimumin, siç kemi bërë edhe herën e shkuar, pa lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur," theksoi Rama.


Më të lexuarat