Reshjet intensive sjellin 2.9 milione euro nga eksporti i energjise
Drejtori i Divizionit të Gjenerimit në KESH Ilir Bela deklaron se pasi janë plotësuar nevojat e vendit me energji është eksportuar 2.9 milion euro vetëm në 5 ditë si dhe është depozituar energji në Kosovë.
Bela: Ka bërë të mundur depozitimin e një sasie energjie sipas marrëveshjes që kemi me KEK ku kemi depozituar një sasi energjie e cila ka qenë e mundur për t’u transmetuar sipas kapaciteteve të lira ka pasur OST. Pjesën tjetër të prurjeve ka rritur prodhimin e hidrocentralit të Komanit dhe Vaut të Dejës për të bërë të mundur përpunimin e gjithë sasisë së ujit për ta rikthyer në energji. Kështu kemi kryer një procedurë eksporti, që ka rritur ndjeshëm të ardhurat e KESH. Aktualisht situata në kaskadë është stabilizuar dhe nuk pritet të ketë rrezik për shkarkime të cilat mund të shkaktojnë përmbytje.
Bela: Situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Grupet tona kanë monitoruar në çdo moment prurjet dhe kanë monitoruar gjithashtu pjesën e poshtme të Vaut të Dejës ku nuk shikohet të ketë rrezik për përmbytje.
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vend pritet të ul importin e energjisë për muajt në vijim.
KUOTAT NË HECE Fierza 275.68 m Komani 172.38 m Vau Dejës 74.44 m