Mbyllen 19 lokale nate ne Tirane, nuk kishin leje mjedisore
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka zhvilluar një inspektim gjatë së dielës në kryeqytet, teksa gjatë kontrollit të kryer ka konstatuar shkelje mjedisore për 19 aktivitete biznesi dhe vendosjen e 30 gjobave. Masat janë marre pasi ato nuk ishin pajisur me leje mjedisore.
Leja mjedisore përmban si kushtet higjienike ashtu edhe kontrollin per nivelin e zhurmave. Aksioni per te pasur nen kontroll aktivitetin e jetës se natës vjen pak dite pasi ne nje lokal te tille ne rrugën e Elbasanit humben jetën 4 persona, vrasje qe dyshohet se kane si autor Kostandin Xhuvanin. Aksioni nuk është përqendruar vetëm ne qendër, por edhe ne periferi te Tiranës. Ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit paralajmëron aksione te ngjashme edhe ne qytete te tjera te vendit.
Ne aksion është përfshire edhe policia e shtetit qe ka kontrolluar paralelisht per arme dhe lende narkotike. Ndërkohë autoritetet paralajmërojnë per sekuestrim te menjëhershëm te pasurisë ne rast se tentohet rihapja e lokaleve pa plotësuar me pare kushtet e kërkuara ne ligj. Këto masa vijnë pas një urdhër kontrolli të ISHM dhe Drejtorit të Policisë së Tiranës Ardian Çipa ku është kërkuar masa emergjente për shmangien e rasteve të ngjashme si në lokalin Ante Grand ku humbën jetën 4 persona. Në bazë të komunikatës së Inspektoratit të Mjedisit, lokalet e mbyllura janë ndër më të frekuentuarat në kryeqytet, të cilat megjithatë nuk kishin leje mjedisore për zhurmën akustike që shkaktonin.
Këto lokale sipas policisë së Tiranës prej kohësh ishin kthyer në shqetësim për qytetarët për shkak të zhurmave dhe problemeve që krijoheshin me konflikte ndërmjet klientëve, ndërsa për çdo tentativë të rihapjes së këtyre lokaleve blutë paralajmërojnë me sekuestrim pasurie dhe arrestim të pronarëve. Lokalet e kontrolluara nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit janë:
-Bora Bora -Mexico -Harem Tirona -Candy Club -Maria Bonita -Camoflage -Club Orient -Valentino -Shqiponja -Lorenco -Crystal Club -Disko Ferrari -Tallava Kosova -Hannover -Lonto -Butterfly -Country Club -Roksi Club -Urgjenca -Nostalgjia -Tallava Lili -Element -Capriccio -Flares -E Jona -Big Ben -Lizard -Lart Shpk -The Code -Crazy Calvin