Secondary Adv

Unaza e Madhe e Tiranes, 445 milione leke per shpronesimin e pasurive te paluajtshme

Këshilli i Ministrave vendosi ditën e mërkurë për shpronësimin për interes publik të pronarëve që preken nga ndërtimi i Lotit të tretë të “Unazës Lindore” të Tiranës.

 

Vendimi vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të lotit të parë të Unazës Verilindore, nga rrethrrotullimi i TEG deri tek Reparti i Helikopterëve në Farkë.
Loti i tretë prek rreth 54 pronarë e shoqëri që janë të vendosur në zonën nga ish-Uzina e Autotraktorëve deri në Bregun e Lumit. Trualli dhe banesat që do të kompensohen në vlerë të plotë, kapin vlerën totale prej 445,657,671 lekëve. Kjo shumë do të përballohet nga llogaria e veçantë për shpronësimet në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

 

Menjëherë pas çeljes së fondit të përcaktuar më sipër, do të nisë edhe likuidimi i pronarëve, të cilët janë konfirmuar nga ZVRPP dhe kanë dorëzuar vërtetimin e hipotekës dhe certifikatën e pronësisë. Ndërkohë, derisa të bëhet procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuar, do të pezullohen të gjitha transaksionet me këto pasuri të paluajtshme. Gjatë inaugurimit të lotit të parë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u shpreh se puna për ndërtimin e unazës së jashtme të qytetit, me një kosto totale prej 12.3 miliardë lekësh, do të kërkojë edhe disa vite kohë. |SCAN


Më të lexuarat