Secondary Adv

Vjedhja e energjise, 25 ne pranga mes tyre 18 jane pronare biznesesh


Ka vijuar edhe në ditën 15 operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Vetëm gjatë aksionit të djeshëm janë arrestuar, në total në të gjithë vendin, 25 persona, ndër të cilët 18 janë pronarë biznesesh dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë, ndërkohë që janë arrestuar edhe katër elektricistë të OSHEE.


Sipas Policisë së Shtetit, në funksion të ndihmës operative ndaj OSHEE, janë ndërprerë gjithsej 812 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.Sipas drejtori të OSHEE për Tiranën, Ari Luarasi arrestimet e bëra nga polica nuk rezultojnë vetëm tek bizneset, por edhe tek faturistët të cilët kanë bashkëpunuar në këtë vjedhje të energjisë elektrike.


Ndërsa zv.drejtori i Policisë së Shtetit Altin Qato, shprehu vendosmërinë e këtij institucioni për të luftuar fenomenin e lidhjeve të paligjshme.
Operacioni iI OSHEE sëbashku me Policinë e Shtetit vazhdon prej mëse dy javësh, duke sjelle edhe rezultatet e para në rritjen e të ardhurave nga debitorët, të cilët kishin vite që nuk e paguanin energjinë elektrike. Mospagimi i energjisë ndër vite ka bërë që të krijohet një gropë në buxhetin e shtetit prej 150 milionë euro çdo vit.


Më poshtë rezultatet e aksionit të ditës së sotme sipas qarqeve:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar 10 persona dhe janë shpallur në kërkim 6 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 3 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë arrestuar 4 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë arrestuar 3 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë arrestuar 4 persona.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person.


Më të lexuarat