Secondary Adv

Reshje shiu ne te gjithe vendin, rikthehet bora ne juglindje

Verilindja dhe juglindja e vendit janë përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura dëbore. Në Dibër, temperaturat zbritën nën zero dhe ngrirja e dëborës së rënë në disa akse ka shkaktuar vështirësi.

 

Në Bulqizë, trashësia e dëborës shkon në 5 cm, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë nga 15 deri në 20 cm. Policia u ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet ku ka prani të dëborës. Edhe i gjithë qarku juglindor është mbuluar nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e saj të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në Qafën e Qarrit.

 

Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora ka shkuar 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi Qafë Thanë-Kapshticë kalohet me zinxhirë në disa pjesë. Ndërkohë gjatë natës pati reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë territorin, në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore, në zonat malore, kryesisht juglindje ku priten deri 20 cm dëbore. Edhe orët e para të së enjtes mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit por në mëngjes pritet kthjellim gradual i motit, fillimisht në veri dhe qendër dhe deri në mesditë, kthjellohen edhe zonat juglindore.


Më të lexuarat