Secondary Adv

Ngadalesohen investimet, parashikime te zymta per 2018-en

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e tretë të vitit të kaluar është rezultat i zbehjes së investimeve në ekonominë shqiptare.

 

Të dhënat zyrtare nga instituti i statistikave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2017 investimet u rritën me ritme shpërthyese, gati 13 për qind krahasuar me një vit më parë. Por në tremujorin e tretë, ato u rritën vetëm me 3.8 për qind duke frenuar momentin pozitiv të ekonomisë. Por pse pse investimet e reja në ekonomi kanë nisur të ngadalësohen?

 

Shkaqet duken të lidhura me strukturën e tyre. Në një ekonomi investimet vijnë kryesisht nga tre burime. Ato janë investimet e kompanive të huaja, shpenzimet kapitale të qeverisë dhe investimet e biznesit vendas.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e tretë investimet e huaja ishin thuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Madje pritshmëritë janë që gjatë këtij viti ato të bien për shkak të përfundimit të gazsjellësit tap dhe kaskadës së devollit.

 

Parashikimet janë të zymta edhe për burimin e dytë, atë të investimeve publike, teksa qeveria është angazhuar të ulë borxhin. Kjo bën që burimi i vetëm për investime të reja në ekonomi të mbetet biznesi vendas.

Por a mundet që biznesi vendas të rrisë investimet në ekonomi? Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për ekonominë, burimi kryesor i financimit për investimet e reja vazhdon të mbetet në ngërç.

Në këto kushte ngadalësimi në tremujorin e tretë, më shumë se rastësor është një paralajmërim që sinjalizon se investimet mund të kenë hyrë në një periudhë afatgjatë ngadalësimi. |Top Channel

 


Më të lexuarat