Secondary Adv

Legalizohen shtesat e pallateve pa leje, perfitojne tek Hawai


Me vendimin e djeshëm shtesë Këshilli i Ministrave ka vendosur procedimin për legalizimin e ndërtimeve pa leje të shtesa në pallatet e ndërtuara nga shoqëria Hawai, e njohur ndryshe si pallatet e ‘arabit’.


Legalizohen ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe në lartësi të pallateve. Përfitues janë poseduesit e apartamenteve dhe ambienteve me funksion social – ekonomik në pallatet e ndërtuara nga shoqëria “Hawai-Alb”, shpk.  Vendimi i marrë dje nga Këshilli i Ministrave detajon procedurat ligjore dhe dy fazat për përmbylljen e këtij procesi. Ndërsa në ato raste kur për të njëjtin apartament apo ambient me funksion social - ekonomik ka pretendime për posedimin nga dy apo më shumë persona, mosmarrëveshja do të zgjidhet nga gjykata.


Legalizimi do të bëhet pas vlerësimit të qëndrueshmërisë konstruktive për këto ndërtime e cila do të bëhet pa pagesë nga Instituti i Ndërtimit. Ligji hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Kështu, qeveria ka vendosur përcaktimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi të ndërtuar nga kjo shoqëri ndërtimore.


Perfituesit
Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit nr.9482 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave, vensosi që pas pikës 4, të vendimit korrikut të këtij viti të Këshillit të Ministrave, shtohet pika me këtë përmbajtje:


“Kur trualli mbi të cilin është ngritur objekti bazë ose shtesa anësore/në lartësi, apo një pjesë e tij, rezultojnë në pronësi shtetërore, sipas regjistrit të pasurive të paluajtshme, kalimi i pronësisë mbi sipërfaqen përkatëse kryhet pa pagesë, në mbështetje të neneve 3, pika 4, e 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pasuritë e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 761 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”.
Në këtë mënyrë qeveria shqiptare ka vendosur që të sjellë në legjitimitet të gjitha këto ndërtime të bëra kohë më parë, për të garantuar që dhe qytetarët e pajisur me banesa në këto pallate të kenë mundësinë që pronën e tyre ta kenë të regjistruar ligjërisht si dhe ta përdororin po ligjërisht për marrjen e kredive apo kolateral për ta lënë në bankë që të fillojnë një biznes apo veprim financiar.


Më të lexuarat