Secondary Adv

Veliaj: Autobuzat elektrike mund te futen ne transportin urban brenda ketij viti

Autobusat elektrike në transportin urban në Tiranë mund të futen brenda këtij viti, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, në konferencën “Bashkëpunimi Territorial, perspektivë e re për nxitjen e integrimit”.

 

“Ne jemi futur në një marsh të pestë përsa i përket transportit publik me autobusë elektrikë në Tiranë. Transformimi që Polonia bëri, ndihma shumë modeste, për të prodhuar një exchange midis operatorëve tanë dhe punonjësve tanë të transportit publik, me ata polakë, ndoshta ka sjellë një dobi që besoj, prej këtij viti do fillojmë t’i shikojmë hajrin në Tiranë teksa janë bërë porositë e para të autobusëve elektrikë, por besoj në afatgjatë, do kuptojmë sesi frymëzimi dhe shumë pak financim nga një shtet anëtar mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme”, theksoi Veliaj.


Veliaj tha më tej se Tirana po ecën me ritme të shpejta për ndërtimin e 10 km korsi për biçikleta, ndërsa theksoi se për një muaj rrugët do të mbushen me 4 mijë biçikleta. “Tirana është sot e gjitha një kantier i madh me rrjetet e biçikletave. Nëse keni ecur nëpër Tiranë, e shihni që po krijohet një rrjet, është fryt i një projekti ndër më të vegjlit që ka financuar ambasada hollandeze për mobilitetin në Tiranë. Ne jo vetëm po mbarojmë korsitë, për një muaj do të kemi rreth 4000 biçikleta të tjera në Tiranë që besoj se do të sjellin një revolucion në mënyrën se si funksionon një qytet”, tha Veliaj.


Një tjetër rast të suksesshëm Veliaj solli dhe atë financimit të banesave për komunitetin rom, ku pavarësisht financimeve ndër vite për seminare, asgjë nuk kishte ndryshuar. Kreu i Bashkisë tha se përmes bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Italisë është bërë i mundur sistemimi dhe zgjidhja e problemit të strehimit për 450 familje. |Top Channel


Më të lexuarat