Secondary Adv

Kompensimi fizik i prones, Agjencise se Pronave i jepen mbi 23 mije ha toke


Qeveria shqiptare krijoi në mbledhjen e saj të fundit fondin në dispozicion të AKKP prej mbi 23 hektarësh që do të përdoren për kompensimin fizik për pronarët.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është vendosur për kalimin në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të kompensimit të pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 23 368.8 hektarë, në pronësi shtetërore dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore kohë më parë dhe që tashmë ka ardhur koha që të kalojnë në dorë të pronarëve si një fond toke për kompensimin e tyre.

Pas vendimit për procedurat për legalizimin e ndërtimeve pa leje të realizuara nga kompani “Hawai-Alb”, Këshilli i Ministrave miratoi dje një tjetër vendim për ndërtimet e kësaj kompanie, ku  sipas së cilit kushdo që ka ndërtuar objektin bazë apo shtesat anësore dhe në lartësi në truallin që rezulton të jetë pronësi shtetërore, kalimi i pronësisë mbi sipërfaqen përkatëse do të kryhet pa pagesë. Sipas këtij vendimi, ai pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë që për t’i dhënë zgjidhje problemit të legalizimeve të pronave për banorët që kanë blerë apartamente apo dhe biznese në ndërtesat nga “Hawai Alb”, qeveria miratoi pak muaj më parë edhe procedurat për legalizimin e ndërtimeve pa leje të realizuara nga kjo kompani. Sipas kësaj VKM-je, procedura e legalizimit do të kalonte në dy faza; në fazën e parë do të kryhet legalizimi dhe regjistrimi pranë ZVRPP-së i objekti bazë, së bashku me shtesat eventuale anësore dhe/ose në lartësi të kryera nga vetë shoqëria “Hawai-Alb”. Ndërsa në fazën e dytë do të bëhet legalizimi i shtesës së kryer nga vetë personat që e posedojnë.


Kalimi i pronave tek AKKP
Një tjetër vendim i miratuar po mbledhjen e djeshme nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, ishte dhe ai për kalimin në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 23. 368,8 ha, në pronësi shtetërore. Më parë kjo sipërfaqe toke ka qenë në përdorim të njësive të qeverisjes vendore në qarqet e Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës dhe Beratit. “Kalimi në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të sipërfaqes së tokës bujqësore prej 23 368.8 (njëzet e tre mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë tetë) ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, sipas listës dhe materialit hartografik dixhital, bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në vendim.


Në pikën dy të këtij vendimi theksohet se njësive të qeverisjes vendore u shfuqizohet e drejta e përdorimit për pasuritë e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi. Sipas këtij vendimi ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe këshillat e qarqeve Elbasan, Korçë, Berat dhe Gjirokastër për zbatimin e këtij vendimi.


Më të lexuarat