Secondary Adv

Punesimi i studenteve, fakulteti ekonomik, deri ne 70 per qind te punesuar

Punësimi i studentëve pas diplomimit mbetet ende një sfidë në vendin tonë, por kjo nuk duket e tillë për ata të cilët kanë një diplomë të  Fakultetit Ekonomik, i cili në renditjen e fundit  u shpall një ndër fakultetet më të  kërkuara nga të rinjtë.

 

Sipas drejtuesve të këtij fakulteti, niveli i punësimit  tek studentët e ekonomikut është i lartë. Punësimi te ata që kanë përfunduar nivelin bachelor, arrin 10-15% ndërsa kjo shifër rritet ndjeshëm për nivelin e studimeve Master,  kryesisht në Master Profesional, me punësim të  rreth  65-70% të studentëve .

Drejtuesit e fakultetit shprehen për televizionin SCAN se kjo është një ndër arsyet kryesore të spostimit të nivelit master profesional në oraret e pasdites, si përgjigje e kërkesës  së vazhdueshme të studentëve të këtij niveli  të cilët  janë të punësuar dhe përbëjnë shumicën.

 

Rreth një vit më parë Universiteti i Tiranës dhe Deloitte Albania kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për punimet dhe për programet në nivelin e dytë studimeve në Fakultetin Ekonomik.

Deloitte Albania ka ndihmuar në orientimin e  studentëve të masterit profesional dhe shkencor në programet e financave, auditimit dhe kontabilitetit. Gjithashtu studentët në saj të marrëveshjes  praktikohen duke krijuar më shumë  mundësi punësimi. | SCAN


Më të lexuarat