Rritet cmimi i energjise, 12 leke kilovati per familjaret
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHE) dorëzoi sot kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë me 5 lekë duke filluar nga 1 janari 2015. Pra, nga 7 lekë për kilovatorë që është aktualisht tarifa shpërndarjes, operatori kërkon që të rritet në 12 lekë për kilovat/orë.
Kjo tarifë e kërkuar nga OSHEE do të jetë përfundimtarë pasi të ketë vendosur ERE, por niveli i kërkuar është më i lartë se mesatarja ndërmjet fashës mbrojtëse 300 kilovatorë dhe sipër kësaj fashe.
Ish/ministri i Financave, Shkëlqim Cani me herët në një intervistë për Monitor ka pohuar se, çmimi i energjisë për vitin që vjen do të jetë një mesatarizim i çmimit 7.7 lekë për konsumin nën 300 kv/orë energji në muaj dhe atij 13.5 lekë për konsumin mbi 300 kv/orë, çka prodhon të njëjtin nivel çmimi për të gjithë, 10.6 lekë për kv/orë energji duke nisur nga 1 janari 2015. Ky propozim ishte një kërkesë që pati bërë kompania CEZ për periudhën rregullatore 2012-2014. CEZ, tani OSHEE, në vitin 2012 kur dhe aplikoi ndryshimin e tarifave në Entin Rregullator të Energjisë, kërkoi heqjen e tarifës për bllokun e parë dhe ulje të lehtë të tarifës së bllokut të dytë. Sipas shpjegimeve të atëhershme të kompanisë CEZ, në këtë mënyrë do të kishte një shpërndarje të thjeshtë të rritjes së të ardhurave të kërkuara në mënyrë të barabartë për çdo grup të konsumatorëve, duke propozuar tarifën 10.6 lekë për të gjithë.
Më parë për rritje të çmimit kanë aplikuar edhe dy operatotët e tjerë të mëdhenj të tregut, OST dhe KESH. Kërkesa e KESH e depozituar më parë ishte që çmimi të rritet nga 2.2 lekë/këh, në 3.4 lekë/kwh, për energjinë e shitur ndaj CEZ. Enti Rregullator ka gjasa që të ketë vit të marrë vendime për rritjen e çmimeve më afër kërkesave të kompanisë për shkak se, tregu tashmë është një zinxhir detyrimesh që shkon 1 miliardë dollarë dhe nuk mund të shuhet pa u përcjellë në tarifa.