Secondary Adv

Niveli i perdorimit te euros ne Shqiperi, 10 per qind mbi nivelin e rekomanduar nga FMN

Shqipëria është larg nivelit optimal, ose nivelit referencë të projektuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar sa i përket nivelit të euroizimit që duhet të ketë ekonomia shqiptare. Distanca me nivelin referencë, sipas FMN, fiksohet në 10%.

 

Niveli optimal i euroizimit të ekonomisë nuk është realisht i matshëm, por fondi ka krijuar një model të posaçëm për vendin tonë, duke arritur edhe në këtë përfundim. Niveli i përdorimit të euros në një ekonomi, sidomos në vendet kandidate për t`u anëtarësuar në Bashkimin Europian nuk duhet te jetë zero, por as kaq i lartë sa ç`është në këto vende. Këto përfundime bëhen në një studim të publikuar së fundmi,  me titull: “Shtysat e euroizimit dhe përgjigja efektive e politikbërësve; Një aplikim i rastit të Shqipërisë”.


Studimi do të shërbejë si kornizë për të orientuar politikat e autoriteteve shqiptare në këtë drejtim dhe është financuar nga qeveria zvicerane. “Niveli i euroizimit në ekonominë shqiptare po rritet dhe po i largohet edhe më tej nivelit referencë të projektuar nga ky model, çka tregon se duhen marrë masa për të ndaluar dhe zhbërë këtë trend euroizimi të ekonomisë”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. | SCAN


Më të lexuarat