Secondary Adv

Propozimi: Takse e pergjysmuar per ndertimet ne qender te Tiranes

Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i propozohet për miratim ulja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në masën 4% të çmimit për shitje, nga 8% që është aktualisht.

 

Përgjysmimi i taksës do të aplikohet për ndërtimet në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin e Ri. Vendimi është vetëm për një kategori ndërtimesh, ato që në projektet e tyre kanë të parashikuara zyra. Sipërfaqja e përgjithshme e zyrave duhet të arrijë në 30 mijë metra katrorë, më pas ky përcaktim ligjor pushon dhe çdo ndërtim tjetër që do ketë zyra nuk do të përfitojë përgjysmimin e taksës në infrastrukturë.

 

Sipas relacionit, stimulimi i ndryshimit të raporteve mes banimit dhe shërbimeve si dhe zgjerimi i hapësirave të zyrave në qendër të Tiranës mundëson zgjerim të punësimit në qendër.Po ashtu në relacion sqarohet se taksimi i këtyre sipërfaqeve sipas shkallës së taksës pasurisë së paluajtshme, e cila sjell një impakt momental në buxhetin e bashkisë është një e ardhur, e cila nga viti në vit e kompeson dhe e tejkalon këtë vlerë, duke siguruar një buxhet të qëndrueshëm për bashkinë. 

 


Më të lexuarat