Secondary Adv

Unaza e qytetit te Pogradecit do te rikonstruktohet ne 2015-en


Rikonstruksioni i harruar i unazës së qytetit të Pogradecit duket se pas shumë vitesh do të nisë për ti dhënë fund makthit të udhëtimit mes gropave dhe pluhurit. Prej vitesh unaza e Pogradecit është toralisht e shtatërruar. Askush nuk investon për ta rikonstruktuar, pasi Bashkia e cila thotë se nuk ka fonde, pretendon se është rrugë nacionale dhe për të duhet të investojë qeveria.


Qindra familje të cilat bashkëjetojnë me këtë rrugë, mjete që e përshkojnë atë cdo ditë dhe një imazh i shëmtuar për qytetin e Pogradecit do të shohin dritën e punimeve të cilat u janë premtuar ndër vite.
Gjendja aktuale është konsideruar shqetësuese edhe nga prefekti i Korçës Ardit Konomi i cili ka pohuar se ngërçi i krijuar pritet të zgjidhet verën e ardhshme ndërsa aktualisht kalimi i kamionëve mes përmes qytetit mbetet një shqetësim për qytetarët.


"Di që ka një aplikim tek fondi i zhvillimit të rajonit i cili është hedhur për tu marrë në konsideratë gjatë vitit 2015. Besoj që viti i ardhshëm e zgjidh këtë problem." tha Prefekti Konomi Përballë liqenit dhe kontrastit të relievit që ofron qyteti i Pogradecit, infrastruktura e munguar në unazë mbetet shqetësim i pandarë për banorët të cilët në mënyrë të përsëritur apelojnë për zgjidhjen e këtij problemi.


Mbi 6 aksidente me pasojë vdekjen janë regjistruar në Pogradec nga mjetet e tonazhit të rëndë të cilat kalojnë mes për mes qytetit pasi shmangin udhëtimin në unazën e shkatërruar vit pas viti. Unaza e shkatërruar është braktisur nga drejtuesit e mjeteve të vogla, por edhe të rënda. Ato kanë vite që kalojnë në bulevardin kryesor të qytetit duke shkaktuar një ndotje të lartë.


Më të lexuarat