Secondary Adv

Programi i ri ekonomik: Ja 17 reformat e qeverise deri ne vitin 2020

Në programin e ri ekonomik për periudhën 2018-2020, i cili u miratua këto ditë nga qeveria parashikohet zbatimi i 17 reformave. Ky program reformash dorëzohet në Komisionin Europian për tu monitoruar më pas prej tij.

Reformat mbulojnë tematika të tilla si financat publike, energjia,  transporti, telekomunikacioni,  bujqësia, sektori bankar, industri, infrastrukture, klima e biznesit, integrimi  tregtar, arsimi  dhe AFP,  punësimi dhe përfshirja sociale. Me poshtë lista e reformave:


1-Krijimi i një kadastre fiskale
2-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë
3-Diversifikimi  i burimeve të energjisë (gazifikimi)
4-Studim fizibiliteti për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatik-Jonian
5-Rehabilitimi dhe ndërtimi i segmentit hekurudhor Durrës-Rinas-Tiranë
6-Konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore
7-Politika për zhvillimin e industrisë jo-ushqimore
8-Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve
9-Reduktimi i barrierave per biznesin
10-lmplementimi efektiv i planit kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sektorin bankar
11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të sistemit për kërkimn shkencor dhe inovacion
12- lmplementimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për zhvillimin e infrastrukturës të bandës së gjërë (broadband).
13- Lehtësimi i tregtisë dhe arritja e sinergjise në implementimin e masave kombëtare lehtësuese se për tregtinë.
14- Hartimi dhe implementimi i kurikulave të bazuara në kompetenca dhe trajnimi  i mësuesve
15-Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të AFP duke siguruar lidhje  me tregun e punës
16- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe grupet e cënuara
17- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat për përfshirjen sociale.


Më të lexuarat