Secondary Adv

Mbi 45 mije biznese ne Tirane, rritet aktiviteti ne sektorin e sherbimeve

Rreth 45.912 është numri i subjekteve aktive që funksionon në kryeqytet gjatë vitit 2017. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave 35.529 prej tyre janë biznese të vogla, 7887 përfshihen në kategorinë biznes i madh, 577 subjekte Vip dhe pjesa tjetër përfshihen në kategorinë të tjera.

 

Aktivitetet ekonomike që funksionojnë në kryeqytet janë të kategorive nga më të ndryshmet, por duket se ato që kryesojnë tregun janë subjektet e llojit “shitje me pakicë”. Bëhet fjalë kryesisht për dyqane të vogla lagjeje, me produkte ushqimore apo veshjesh, etj. Referuar të dhënave për vitin 2017, në të 24 njësitë administrative të Tiranës operojnë 17.500 subjekte me pakicë, shifër kjo në rënie krahasuar me një vit më parë, ku kanë qenë rreth 18.027 subjekte.


Kategoria e dytë në renditje janë njësitë e shërbimit, si hotelet, baret, restorantet, etj, që arrijnë në 14.468 subjekte në total, shifër kjo në rritje nga 13.285 që kanë qenë gjatë 2016-ës. Në renditje sipas numrit vijojnë subjekte të llojit “shitje me shumicë”, “njësi prodhimi”, “profesione të lira” “shoqata fondacione ente organizata”, “subjekte ndërtimi”, “transport” etj. Ndërsa numrin më të ulët të subjekteve ekonomike në kryeqytet duket se e zënë ambulantët me vetëm 62 të tilla në të 24 njësitë administrative.


Bizneset duket se preferojnë më së shumti “Tiranën e vjetër” për të ushtruar aktivitetin e tyre, pasi numri më i lartë i subjekteve të regjistruara është përqendruar në ish 11 njësitë e kryeqytetit. Kashari po ashtu është një zonë tejet e preferuar ku vihet re se janë përqendruar një numër i lartë sipërmarrjesh nga të gjitha kategoritë, e më së shumti “shitje me pakicë”, “njësi shërbimi”, “shitje me shumicë”, “subjekte ndërtimi”, etj. Pas Kasharit, numrin më të lartë të aktiviteteve e regjistron, Farka, Dajti të ndjekur me tej nga Vaqarri, ndërsa numrin më të ulët e ka Zall Bastari me vetëm 13 subjekte në total. | SCAN


Më të lexuarat