Secondary Adv

Vetedeklarimi i shtepive pa leje, afati i fundit deri me 31 dhjetor


Drejtori i ALUIZNI konfirmon afatin e fundit për deklarimin e shtëpive pa leje: Më 31 dhjetor mbyllet aplikimi. Formulari i ri me mbi 25 mijë aplikime të bëra në ligjin e ri. Ndërkohë që qytetarët kanë edhe 45 ditë afat për të bërë vetëdeklarimin.


Në fund të këtij viti mbyllet procesi i vetëdeklarimit të objekteve pa leje. Lajmi konfirmohet nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame. Në një prononcim për gazetën Panorama: - tha se më 31 dhjetor mbyllet faza e deklarimit për të gjitha ndërtimet informale.


Pra, qytetarët kanë afat edhe 45 ditë për t’iu nënshtruar procedurave me ligjin e ri, pas kësaj të gjitha objektet që do të mbesin jashtë procesit rrezikojnë shembjen. “Në fund të vitit, më 31 dhjetor, ALUIZNI mbyll fazën e vetëdeklarimit të banesave apo bizneseve që janë pa leje. Pra familjet kanë afat deri në fund të muajit dhjetor për të bërë aplikimin me formularin e ri.


Shqyrtimi i kërkesave do të vijojë, duke bërë të mundur pajisjen me leje legalizimi të familjeve që kanë ndërtuar në tokën e tyre, si dhe të atyre që kanë ndërtuar në tokë me pronarë dhe tokë shtet”, tha Lame.
Më anë të këtij procesi, qytetarëve që kanë në posedim objekte informale u hapet rruga që të bëhen pronarë të ndërtesës, si edhe të truallit ku kanë ndërtuar, në rastin e familjeve që kanë ndërtuar në tokë të të tretëve


Më të lexuarat