
Fly4free: Zbuloni Shqiperine, destinacion i 2018
Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ka shumë për t’u parë dhe bërë në këtë vend emocionues.
E paarritshme për turistët për një kohë të gjatë, po bëhet një xhevahir me të vërtetë i paprishur me bregdetin e saj. Plazhet e pacenuar, natyra e paprishur, arkitektura otomane dhe shumë hotele me kosto të ulët, e bëjnë atë një nga destinacionet më të mira europiane.
Një reportazh i tillë me nota tejet pozitive vjen nga Fly4free, një ndër website më të njohur të udhëtimeve, i cili ka të listuar në faqen e tij një sërë ofertash për vendin tonë, nga destinacione të ndryshme europiane.
Syri i Kaltër
Është unik për pamjen e tij si një vrimë e thellë ngjyrë safir nën sipërfaqen e ujit më të qetë. Zhytësit kanë arritur të shkojnë poshtë 50 metra në ujë, por thellësia e tij e vërtetë duhet të zbulohet ende.
Plazhet më të mira në Shqipëri
Qyteti bregdetar i Himarës është një nga vendet më të mira për t’u vizituar në Rivierën Shqiptare. Porto Palermo, Llamani janë disa nga plazhet më të bukura me rërë të zonës, ndërsa Drimadhes është një nga pikat më të ‘gjalla’ këtu.
Saranda
Kur ndodhet në Tiranë, drejtohuni drejt Sarandës së bukur – një qytet bregdetar mahnitës shqiptar që ka mbi 300 ditë me diell në vit. Ky qytet i bukur ndodhet në një gji të detit të hapur të detit Jon, rreth 14 km në lindje të ishullit grek të Korfuzit. Për të shijuar një muzg mahnitës, drejtohuni në Kështjellën e Lëkurësit.
Butrinti
Vetëm pak në dalje të Sarandës ju mund të admironi trashëgiminë arkeologjike dhe natyrore të Butrintit, të shënuar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ju mund të eksploroni monumentet që datojnë në antikitet, duke përfshirë muret e qytetit, bazilikën e madhe, teatrin dhe kështjellat veneciane. Përveç mbetjeve arkeologjike, vendi i qytetit të lashtë ndodhet brenda pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga Liqeni Butrintit aty pranë.
Kështjellat
Qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si shembuj të rrallë të arkitekturës otomane. Kalaja e Gjirokastrës, e vendosur në luginën e lumit Drino në Shqipërinë jugore, padyshim që është një nga strukturat më madhështore të qytetit. Berati gjithashtu përmban një fortesë, e ndërtuar në shekullin e 13-të, megjithëse origjina e saj daton që nga shekulli i 4 para Krishtit. Berati besohet të jetë një nga qytetet më të vjetra të vendit. Kalaja e Krujës ishte qendra e rebelimit të Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane. Kjo kështjellë eliptike krenohet me Muzeun Kombëtar të Skënderbeut, mbetjet e xhamisë së Fatih Sultan Mehmedit dhe minaret e saj, një muze etnografik dhe një banjë turke. Gjithashtu mund të zbuloni Kështjellën Bashtovë, që ndodhet pranë fshatit Vilë-Ballaj, apo Kalaja e Rozafës, pranë qytetit të Shkodrës.
Tirana
Kryeqyteti i Shqipërisë është një pikë e mirë fillestare për të eksploruar vendet më të mira në Shqipëri. Tirana është jashtëzakonisht e përballueshme, me ushqime dhe pije të shkëlqyera shumë të lira. Sheshi Skënderbej është një nga vendet më të rëndësishme dhe këtu ndodhet Muzeu Historik Kombëtar. Në zemër të sheshit është një statujë e Heroit Kombëtar, Skënderbeu. Xhamia Et’hem Bey e shekullit të 18-të është me vlerë për t’u vizituar. Ju gjithashtu mund të vizitoni Piramidën e Tiranës, një monument shqiptar për komunizmin. | Monitor
Më të lexuarat








