Secondary Adv

Lista/ 8 rruget kombetare qe qeveria parashikon te behen me pagese

Pas rrugës Durrës – Kukës, të tjera akse parashikohen të bëhen me pagesë. Sipas një strategjie të BERZH të publikuar që në vitin 2015 i rekomandohej qeverisë “Rama” të paktën 8 akse kombëtare të cilat mund tí nënshtroheshin tarifimit.

 

 

Tarifën më të lartë është parashikuar për Rrugën e Kombit, 5 euro për çdo automjet të vogël. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim ka rekomanduar që me pagesë të bëhet edhe:

 

1. Tiranë – Durrës, me gjatësi 34 kilometër, tarifa mund të jetë nga 23 në 166 lekë të reja.

 

2. Tiranë – Elbasan me gjatësi 27 kilometër do të paguhet nga 18.9 në 132 lekë. 

 

3. Rruga e Arbrit, edhe pse s’dihet se kur mund të përfundojë, do të taksohet nga 52 lekë në 367 lekë për 75 kilometrat e gjatësisë së saj.

 

4. Levan – Vlorë, me gjatësi 24 kilometër do të taksohet nga 16.9 lekë me 118 lekë.

 

5. Durrës – Fier, me gjatësi 68 kilometër, pagesa do të jetë nga 47.7 lekë minimalja në 334 lekë maksimalja.

 

6. Levan – Tepelenë me gjatësi 47 kilometër do të kushtojë 32 lekë ose 230 lekë.

 

7. Elbasan – Kapshticë, tarifa do të jetë 29 deri në 203 lekë.

 

8. Tiranë – Hani i Hotit mendohet të taksohet 31 ose 220 lekë./Lapsi.al


Më të lexuarat