Secondary Adv

Ndryshimet ne Kodin Rrugor, me 3 shkelje ne vit ju hiqet patenta

 

Ministria e Transporteve ka bërë gati tashmë edhe draftin e ri të Kodit rrugor i cili pret vetëm miratimin në mbledhjen e qeverisë. Në ditën e parë të fillimit të zbatimit të sistemit të ri, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenë 20 pikë, këto pikë zbriten dhe me tre shkelje hiqet patenta.

Shumë shpejt mazhoranca pritet të miratojë Kodin e ri Rrugor. Sipas rregullave të reja, patenta do të jetë me pikë. Në ditën e parë të fillimit të zbatimit të sistemit të ri, të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenë 20 pikë. Në rast shkeljesh, pikët zbriten dhe me tre shkelje, hiqet patenta, raporton Panorama.  Ndërkohë, personat që nuk kanë bërë asnjë shkelje përgjatë dy viteve, mund të marrin bonuese në patentë. Ata mund të marrin nga dy deri në 10 pikë, duke qenë se maksimumi i pikëve do të jetë 30.


Pikët
Nikolin Berxhiku pranë Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve sqaron se miratimi i këtyre ndryshimeve kompleton gjithë legjislacionin e nevojshëm për funksionimin e sistemit me pikë. Të gjithë ata qytetarë që kanë një leje drejtimi dhe që rezultojnë në Regjistrin Kombëtar pranë DPSHTRR do të kenë 20 pikë. Këto pikë do të rriten nëse drejtuesi i mjetit nuk kryhen shkelje.
Mungesa e shkeljeve të normave të sjelljes, të cilat çojnë në zbritje pikesh për një periudhë dyvjeçare, kthen sasinë e pikëve në 20, pra në gjendjen fillestare, nëse ka pasur zbritje pikësh më parë. “Panorama” shkruan se kur drejtuesit e mjeteve nuk kanë asnjë pikë të zbritur për një periudhë dyvjeçare mund të japë kredite prej dy pikësh deri në 10 të tilla. Maksimumi i pikëve që mund të arrihet në patentë është 30 të tilla./Panorama


Më të lexuarat