Fillon rikonstruksioni i rrugeve dhe godinave ne Orikum
Pas shumë vitesh Orikumit i është kthyer vëmendja e qeverisë sa i përket investimeve. Falë një fondi të përbashkët të qëverisë dhe njësisë vendore ka nisur asfaltimi i rrugëve të brëndshme të qytezës, sistemi i kanalizimeve, ndërsa do t'i nënshtrohen rikonstruksionit edhe godinat e shkollave.
Kryebashkiaku i Orikumit, Gëzim Capo jep më shumë detaje rreth këtyre investimeve që janë në proces. "Kemi një investim shëtitorja që lidh qendrën e qytetit me detin që është në vazhdim, njëkohësisht janë duke u bërë disa investime të tjera, është duke u ndërtuar stadiumi i ri i qytetit njëkohësisht janë duke u ndërtuar dhe ambjentet sportive pranë shkollës së mesme Hasan Pulo po edhe pranë shkollës së mesme Hasan Mëhilli jo vetëm ambjentet sportive po edhe pjesa tjetër që e shoqëron." tha Capo .
Drejt përfundimit projekte në fushën e infrastrukurës publike
Bashkia Orikum, është drejt përfundimit të punimeve për dy nga investimet kryesore në fushën e infrastrukturës publike në bashkëfinancim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, konkretisht “Bulevardi përgjatë unazës së re, Orikum” , me një vlerë prej 11.226.986,6 lekë, si dhe “Rikonceptimi i Sheshit Para Bashkisë Orikum”, me vlerë 9.463.680 lekë.
Projekti i parë parashikon ndërtimin e një shëtitorje bashkohore, e cila lidh qytetin me bregun e detit, ku gjelbërimi do të jetë një nga komponentët kryesor të tij.
Projekti i “Rikonceptimi të Sheshit Para Bashkisë Orikum” parashikon rikonceptimin e godinës së bashkisë duke vënë në pah vlerat e saj historike, por dhe krijimin e një ambjenti clodhës , duke e kthyer sheshin para Bashkisë, në një pikë interesante të qyetetit, në dispozicion të qytetarëve.
Në muajin shtator përfundoi dhe projekti i rrethrrotullimit të unazës së re, i rikonceptuar si një ambjent i gjelbërt dhe në mes spiranca, simboli i një vendi bregdetar turistik, si dhe i ftesës për të qënduar dhe zbuluar,Orikumin.
Projektet e vitit 2014
Për vitin 2014 Bashkia Orikum është në fazë tenderimi dhe realizimi të disa projekteve të tjera me rëndësi si : Ndërtimi i ambjenteve sportive pranë shkollave të mesme “Hasan Pulo” dhe “Hasan Mëhilli”, Rrethimin e varrezave të Dukat Fshatit dhe Tragjasit, përfundimin e tribunës sportive të K.F “Orikut”, si dhe realizimin e një projekti mjaft ambicioz, fituar nga Bashkia Orikum pranë FZHR, për gjelbërimin e vijës bregdetare dhe të rrugës nacionale Orikum-Llogara, vlera e të cilit parashikohet të jetë në 22.000.000 lekë.
Ndërkohë që Bashkia Orikum është duke aplikuar, pranë FSHZH dhe FZHR, për të siguruar fonde për ndërtimin e rrugës së Fshatit Radhimë , Qëndrës Multifunksionale (ish kinemaja e Orikumit), si dhe rrugës që të con për te Kisha e Marmiroit.
Orikumi është një destiancion i rëndësishëm turistik në qytetin e Vlorës.