1396 te punesuar per muajin mars, Rama: Deri ne fund te vitit, arrijme ne 25 mije
Në muajin Mars janë punësuar 1396 persona, të cilët i janë drejtuar për një vend pune Zyrave Kombëtare të Punësimit. Rezultatet u bënë publike nga Kryeministria.
Drejtoresha e përgjithsme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Elira Çaushi deklaroi se së të dhëna tregojnë një tendencë në rritje, dhe së ne muajt në vijim rezultatet do të jenë edhe më të larta.“Objektivi i zyrës së punësimit për vitin 2018 është punësimi i 25 mijë personave. Si dhe aftësimi profesional minimalisht për 10 mijë të rijnë që dalin nga skema ekonomike.
Sfidat janë të mëdha, në këshillim, në ndërmjetësim, do kemi trajnime të herë pas hershme që zyrat të bëjnë punën akoma më mirë. Është e rëndësishme që punëkërkuesit të drejtohen në institucionet e duhura, ku do të marrin mbështetje dhe orientim drejt tregut të punës”.
I pranishëm gjatë prezantimi të raportit, kryeministri Rama theksoi edhe një herë se të gjithë ata që dalin nga ndihma ekonomike do të kenë përparësi në punësim. Duke e bazuar te të dhënat e muajit Mars, Rama tha se deri ën fund të vitit do realizojmë objektivat që kemi vendosur.
“Duke parë të dhënat e muajit mars, 1396 të punësuar, jam besimplotë se deri në fund të viti do kemi arritur të punësojmë 25 mijë persona”.
Gjithashtu të papunët do të përfitojnë edhe nga programi i pagesës së papunësisë që qeveria ka miratuar së fundmi. Ajo do të jetë 50% e pagës minimale, pra në vlerën e 120 mijë lekëve të vjetra. Nga ana tjetër personat që dalin nga skema ekonomike do të marrin një fond prej 55 mijë lekësh(të vjetra) për aftësim në zyrat e shërbimit profesional./Scan