Secondary Adv

Kostoja e menaxhimit te mbetjeve, pritet rritje e takses ne disa bashki

Projektvendimi i ministrisë së Turizmit dhe mjedisit  për një sistem të unifikuar  të kostimit të  mbetjeve Urbane, pritet të ndikojnë në rritjen e taksës për disa bashki në vend.

 

Sipas zv.ministres se Turizmit dhe mjedisit  Ornela Çuci vlera e taksës  për  qytetarët do të varet nga kostoja e menaxhimit të mbetjeve  urbane, e cila pritet të jetë e ndryshme në çdo bashki. Çuci theksoi për televizionin SCAN se  formula e përgatitur nga ekspertët, do të mundësojë transparencë në llogaritjen e kostove të menaxhimit të mbetjeve urbane, për çdo bashki në vend.

 

Sipas zv.ministres, projektvendimi synon rritjen e shkallës së mbrojtjes së mjedisit përmes zbatimit  të  standardeve më të mira për menaxhimin  këtyre mbetjeve si dhe planifikimit më të mirë i menaxhimit në tërësi

 

Sipas shifrave të  institutit të statistikave, në përmbushje të detyrimeve  që rrjedhin nga sistemi europian i llogarive ekonomike, shqiptarët paguajnë 300 milion euro në vit taksë mjedisore,  një shifër kjo më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Në këtë taksë që kap vlerën e 300 mln euro në vit, përfshihen ajo mbi konsumin e energjisë, transportin, taksat për ndotjen dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore ./Scan


Më të lexuarat