Secondary Adv

Hapet gara per drejtues ne administrate, 61 pozicione te lira

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2018. 

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e procedurës së pranimit të në kategorinë e ulët drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil, për vitin 2018. Në vendim theksohet se numri maksimal i pozicioneve është 61 për kategorinë e ulët drejtuese. Ndërsa pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues janë gjithsej 10.

 

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1. Për vitin 2018, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.

2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është 61 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.

3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 10, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Shqiptarja.com


Më të lexuarat