Secondary Adv

Investimet e huaja, edhe per 2017 dominoi sektori energjetik

Sektori energjetik dominoi strukturën e investimeve të huaja edhe për vitin 2017. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet në vepra energjetike kishin vlerën e 322 milionë eurove ose 35% e totalit të vitit të kaluar.



Megjithëse vazhdojnë të dominojnë strukturën e investimeve të huaja, investimet në këtë sektor pësuan një rënie të ndjeshme, Krahasuar me vitin 2016, investimet ishin 243 milionë euro më pak.Investimet në këtë sektor kanë ardhur kryesisht nga dy projekte madhore,  gazsjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit. Në këto vepra po punohet prej disa vitesh dhe ato janë drejt përmbylljes. Kjo do të thotë se vlera e investimeve vjetore ka hyrë në fazën rënëse.

 

Pas përfundimit të këtyre projekteve, është e pritshme një rënie e vlerave të investimeve të huaja direk te krahasuar me vitet e mëparshme.Një sektor që ka ruajtur më shumë qëndrueshmëri në vlerën e investimeve është ai i industrisë  nxjerrëse. Investimet për vitin 2017 kishin vlerën e 153 milionë eurove, me një rënie të lehtë prej 5 milionë eurosh krahasuar me vitin 2016. Investimet në këtë sektor dominohen kryesisht nga aktiviteti i kërkimit dhe nxjerrjes së naftës bruto.

 

Një peshë të rëndësishme në investimet e huaja vazhdon të ketë sektori financiar. Investimet në këtë sektor vitin e kaluar arritën vlerën e 106 milionë eurove, në rritje me mbi 40 milionë euro krahasuar me vitin 2016. Sektorët e tjerëtë ekonomisë për vitin e kaluar thithën vlera modeste të investimeve të huaja.Ersuin Shehu/SCAN


Më të lexuarat