Vertikal Forest fiton cmimin e pare ne International Highrise Awards 2014
Çmimin e madh të arkitekturës “International Highrise Awards 2014” këtë vit e ka fituar ndërtesa “Vertikal Forest” ose “Pylli vertikal” në Milano. Ndër 800 grataçela të realizuara në dy vitet e fundit, janë seleksionuar 26 prej tyre dhe vetëm 5 kanë mbërritur në finale për fitoren e madhe të “Pyllit Vertikal”.
Kjo është një ndërtesë e mrekullueshme pasi sjell mesazhin e komunikimit midis njeriut dhe natyrës. Pika e fortë e kësaj ndërtese nuk konsiston në lartësinë apo madhësinë e saj aq sa në idenë e simbiozës që bën në këtë rast natyra me arkitekturën. Kjo ndërtesë kryevepër vjen në bashkëpunim me Hines, Boeri Studio dhe Laura Gatti.
“Vertikal Forest” është një model i ndërtesave të qëndrueshme të banimit, një projekt për ripyllëzim metropolitan që kontribuon në rigjenerimin e mjedisit dhe biodiversitetit urban pa implikimin apo zgjerimin e territorit në qytet. “Vertikal Forest” është një model i natyrës vertikale brenda qytetit që vepron në lidhje me politikat për ripyllëzim dhe natyralizimin e kufijëve urbane dhe metropolitanë.
Shembulli i parë i “Vertikal Forest” vjen me dy kulla banimi 110 dhe 76 metra të larta që do të realizohen në qendër të Milanos, në lagjen Isola. Ndërtesa do të të ketë mbi 900 pemë në përmasa 3, 6 ose 9 metra të gjata dhe mbi 2.000 bimë të tjera shkurre ose bimë dekorative me lule që janë të shpërndarë në lidhje me pozicionin e diellit përgjatë gjithë fasadës.
Informacione rreth projektit Vendndodhja: Milano, Itali Arkitektët: Studio Boeri (Stefano Boeri, Gianandrea Barreca, Geovanni la Varra) Dizajni: Emanuela Borio dhe Laura Gatti Zhvilluesi: Hines Italia dhe Coima Drejtimi artistik: Francesco de Felice, Popoviç Davor Projekti përfundimtar: Bertoldi Gianni (koordinator), Alessandro Agosti, Andrea Casetto, Matteo Colognese, Angela Parrozzani, Stafano Onnis.
Me shume rreth projektit https://www.stefanoboeriarchitetti.net/en/portfolios/bosco-verticale/