Secondary Adv

TVSH dhe ditët e para të prillit

Ashtu siç ishte njoftuar, në datën 1 prill, bizneset e vogla me xhiro mbi 20 milionë lekë të vjetra në vit do të jenë subjekte të TVSH.

 

Si u shoqërua proçesi i ndryshimit të kasës  fiskale dhe pajisja e bizneseve me blloqe  tatimore me TVSH?

 

Në ditët e fundit të marsit, bizneset e vogla u dyndën drejt kompanive përgjegjëse për ndryshimin e kasave fiskale, duke paguar një vlerë  prej 1500 lekë  dhe duke harxhuar orë të tëra në rradhë. Më pas me datë 3 prill , pasi data 2 prill ishte pushim për zyrat shtetërore, duke humbur kështu 1 ditë punë pa faturuar, bizneset u drejtuan drejt tatimeve për t’u  paisur me blloqe  tatimore  me TVSH. Statistikisht është e pamundur që  të shërbehen brenda datës 3 prill  të gjithë bizneset dhe si rezultat do të ketë të tjera ditë pune të humbura për këta të fundit.

 

Ngarkesa e madhe e subjekteve, burokracitë dhe mungesa e “sistemit”, solli një ngërç në ditën e parë të aplikimit të këtij ndryshimi .

 

Në tre muajt e parë të vitit u pa një rritje e lartë e bizneseve të cilët kërkuan pezullimin e aktivitetit të tyre si rezultat i aplikimit të TVSH. Tani në treg ka më shumë të papunë dhe familje të cilat janë në vështirësi ekonomike. Ky ishte vetëm fillimi, dhe ndryshimet e medha, fillimet i kanë gjithmonë të vështira. Mbetet për t’u parë se si do të impaktojë kjo reformë në ecurinë e bizneseve dhe testi i rradhës është pas tre muajsh ,kur bizneset do të kenë nevojë për të bërë deklarimet e nevojshme dhe pagesën e TVSH. Deri atëherë, të shpresojmë që impakti në ekonomi të jetë sa më pak negativ.

 

Brian Bala


Më të lexuarat