Secondary Adv

Taksa e Rruges se Kombit. Ku qendron problemi ?!

Nevoja për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit bëri që qeveria Shqiptare të aplikojë një taksë për automjetet të cilat do të përshkojnë këtë rrugë.

 

Aplikimi i taksës, rezultoi në pakënaqësi të theksuar për qytetarët, një  pjesë e madhe banorë të qytetit të Kukësit, të cilet të prekur padrejtësisht, e shprehën revoltën e tyre duke dhunuar sportelet private të kompanisë koncesionare.

 

Me kë qëndron e drejta? Qeveria Shqiptare, apo populli Shqiptar?

Problemi për popullin shqiptar nuk qëndron në vendosjen e taksës në fjalë por tek niveli i vlerës së kësaj takse.

 

Vlera e taksës rrugore vendoset duke u bazuar në disa faktorë:

Përllogaritet vlera e investimeve të nevojshme për mirëmbajtjen e rrugës, numri i automjeteve që përshkojnë rrugën, dhe në këtë formë vërehet një emërues i përbashkët. Vlera e taksës në fjalë konsiderohet e lartë. Si rezultat i kësaj problematike, qeveria shqiptare duhet të vërë në dispozicion të publikut shqiptar detaje mbi formën e llogaritjes së këtyre  vlerave. Më tej, të ishte caktuar një kompani e pavarur audituese për një analizë  të detajuar  të kontratës koncesionare. Kjo do të qartësonte nëse  kjo taksë është e drejtë apo abuzim, gjithashtu do të sqaronte opinionin publik nëse kjo taksë është “aferë”, apo jo? Palë  tjetër interesi  në  këtë situatë janë banorët e Kukësit të cilët u përfshinë në një revoltë të dhunshme.

 

Si duhet vepruar në këtë rast? A duhen gjykuar këta persona dhe aq më tepër arrestuar?

Revoltimi i banorëve është i drejtë, pasi "de facto", taksa  filloi të aplikohet pa marrë në konsideratë banorët e Kukësit të cilët  janë përdorues të shpeshtë të kësaj rruge. Nuk ka patur asnjë njoftim paraprak në lidhje me toleranca apo perjashtime  për përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit. Le të themi që me rastin në fjalë, shkaku justifikon pasojën.

 

A ka zgjidhje?
Le të bëhet transparente kontrata me koncesionarin dhe të realizohet tolerancë apo përjashtim për banorët e Kukësit duke ofruar një zgjidhje  konkrete  për këtë problem.

 

Brian Bala


Më të lexuarat