Autostrada Tirane-Durres drejt degradimit, Zgjidhja e vetme, dhenia me koncesion
Prej kohësh, shoferët dhe qytetarët që lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës hasin në një situatë të pazakontë. Njëra nga korsitë e rrugës nga Vora drejt Maminasit për në Durrës është e shkatërruar, çka bën që mjetet të lëvizin vetëm në një korsi.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka vëzhguar nga afër situatën, shoqëruar dhe nga eksperti rrugor, Gëzim Hoxha. Ky i fundit pranoi që ky segment është burim aksidentesh dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, duke sqaruar se zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund makthit në këtë korsi është që ajo të jepet me koncesion. “Ky segment rrugor është burim aksidentesh. Shumë ngjarje të rënda kanë ndodhur këtu, shumë të rinj kanë humbur jetën. Kjo rrugë sjell aksidente, viktima. Goma e makinës bie në gropë dhe shkakton aksidente.
Rruga e dëmtuar krijon fluksin e panevojshëm. Rrugës i anë bërë herë pas here arna, por ajo nuk shkon në stabilitet asnjëherë, ndaj dhe del sërish nga vendi. Kjo është një rrugë e rrezikshme, ndaj bën mirë mos të rrimë këtu se ndonjë mjet mund të na përplasë. Pas disa ditësh ato gropa do të jenë shumë të mëdha dhe skopjojnë gomat e makinave. Natën drejtuesi i mjetit përfshihet nga paniku, kur shikon gropa në rrugë, kjo sjell pasoja dhe viktima"
Një zgjidhje emergjente?
Duhet një investim i mirë, dhënia me koncesion do të ishte shumë mirë. Deri tani shteti bën sikur paguan, ne bëjmë sikur marrim shërbimin, rruga është jashtë standardit, lekët harxhohen. Nëse e merr privati, varet te ndershmëria me të cilën punon, rruga mund të rregullohet./Shqiptarja.com