Secondary Adv

Ulja e pragut te TVSH-se, Ahmetaj: Fokusi jane bizneset e medha

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka zhvilluar një takim me gazetarët për të dhënë disa sqarime mbi uljen e pragut të TVSH-së, që tashmë prek edhe bizneset e vogla me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit.

 

Sipas Ahmetaj, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por ka në fokus saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh. “Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjeneratori i të ardhurave të TVSH-së. Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen rreth 1 miliard lekë TVSH, kjo përfaqësohen vetëm 0,08% të totalit të TVSH-së të mbledhur nga tatimet dhe doganat. 90,2% e totalit të TVSH-së mblidhet nga biznesi i madh.

 

Fokusi është te biznesi i madh, është te qartësia e transaksionit për të mbledhur më shumë TVSH nga biznesi i madh”, u shpreh Ahmetaj. Sipas ministrit, 56% e sipërmarrjes do të ngelet jashtë detyrimit për deklarim, rreth 60 mijë sipërmarrje të vogla me xhiro nën 2 milionë lekë. Ahmetaj dha si shembull rastet e vendeve të ndryshme të Europës, të cilat kishin aplikonin TVSH-në edhe për bizneset e vogla, shpesh me një prag xhiroje më të ulët se Shqipëria./Scan


Më të lexuarat