Secondary Adv

Suedia do te financoje 2.8 milione euro per arritjen e standarteve ne INSTAT

Qeveria sudeze ka akorduar një ndihmë financiare për Institutin e Statistikave në vlerën e 2.8 milionë eurove, me qëllim përmirësimin e treguesve ekzistues si dhe hartimin e treguesve të rinj statistikor në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.


Marrëveshja është nënshkruar mes Drejtorit të INSTAT, Gjergji Filipi dhe Konsulles së Ambasadës Suedeze në Tiranë, Lisa Fredrikson. Me ndihmën e kësaj marrveshjeje 3-vjeçare, INSTAT do të përmbushë disa detyrime europiane në prodhimin e treguesve statistikor dhe për herë të parë do të ngrihet një qendër trajnimi e cila do të shërbejë si shkollë jo vetëm për trajnimin e stafit por edhe agjencive të tjera.


Marrëveshja trevjeçare vë një theks të veçantë te transparenca e statistikave publike dhe trajtimit të statistikave si shërbim publik si dhe do të krijojë një platformë pune për të rritur sasinë e të dhënave statistikore në nivel mikro që do të vihen në dispozicion të kërkuesve shkencorë, krahas përmirësimit të aksesit publik të statistikave zyrtare apo lehtësisimit të përdorimit të tyre nga institucionet publike.


Me ndihmën e kësaj marrëveshjeje 3 vjeçare (2014-2017), INSTAT do të përmbushë disa detyrime europiane në prodhimin e treguesve të rinj si dhe do të përmirësojë ndjeshëm treguesit aktualë në lidhje me kërkesat që vijnë në kuadër të integrimit në BE. Progresi i Shqipërisë në të gjitha fushat ekonomike, sociale e ligjore në procesin e integrimit në BE ka nevojë për matës të saktë, koherent dhe sipas metodologjive të përdorura në mbarë Bashkimin Europian.
 Statistikat zyrtare janë “gjuha” me të cilën Komisioni Europian mat progresin e një vendi në proceset integruese. Në kuadër të rritjes së kapaciteteve menaxhuese në INSTAT, do të ngrihet për herë të parë një qendër trajnimi, e cila jo vetëm do të përdoret për trajnimin e stafit të INSTAT por edhe agjencive të tjera statistikore pjesë e sistemit statistikor shqiptar.


Në fushën e statistikave ekonomike do të prodhohen për herë të parë tregues të rinj si Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Indeksi i Çmimeve të Shërbimeve apo Indeksi i Çmimeve të Importit bazuar në metodologjinë dhe standardet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, statistikat e mjedisit dhe pyjeve do të kenë një suport të veçantë në krijimin e metodologjive përkatëse dhe prodhimin e indikatorëve statistikorë që më parë nuk kanë ekzistuar. Nga ana tjetër, statistikat gjinore pritet të asistohen duke vlerësuar prodhimin e treguesve të rinj krahas atyre aktualë.


Më të lexuarat