Secondary Adv

Njohja e pensioneve Shqiperi-Kosove, procedura qe do te ndiqet

Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës do t’u japë mundësinë shqiptarëve në të dy anët e kufirit të mos humbasin periudhat e tyre kontributive, pavarësisht se ku punojnë, në Shqipëri apo Kosovë.  

 

Për të njohur me mënyrën sesi do të funksionojë ky ligj, eksperti në sektorin e sigurimeve shoqërore  dhe pagave në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Astrit Kuka sqaroi sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se procedura që do të ndiqet është shumë e thjeshtë. Kështu, qytetarët e Kosovës që punojnë në Shqipëri do të trajtohen njësoj si shqiptarët e Shqipërisë, lidhur me punën dhe vitet e eksperiencës që kanë. Kjo do të thotë se në rast se një Kosovar punon në Shqipëri prej 10 vitesh, atij do t’i njihen këto vite sikurse të punonte në Kosovë. E njëjta gjë  do të ndiqet edhe me shqiptarët që zgjedhin të punojnë në Kosovë.

 

Personat do të plotësojnë një formular me të dhëna që do të shkëmbehen në shtetet respektive ndërkohë që lidhur me procedurat e pensioneve, secili qytetar do të nënshtrohet legjislacion të shtetit përkatës.  Sakaq, Institucioni kompetent, i cili vërteton të drejtën për pension, në përputhje me  marrëveshjen e nënshkruar, kryen pagesën e pensionit për personat, të cilët i plotësojnë kushtet sipas kësaj marrëveshjeje. Miratimi i këtij ligji do të sjellë edhe forcimin e  bashkëpunimin të mëtejshëm, mes institucioneve Shqiptare dhe atyre Kosovare./ata


Më të lexuarat