Secondary Adv

Biznesi i vogel me TVSH, Tatimet: 87 perqind e tyre jane informuar permes vizitave ne terren

8568 subjekte të biznesit të vogël që janë përfshirë për herë të parë në regjimin e TVSH-së janë informuar mbi detyrimet ligjore përmes vizitave në terren nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve. Sipas DPT, kjo përbën edhe rreth 87% të totalit të subjekteve.

 

Ndërkohë, administrata tatimore në të gjitha drejtoritë rajonale vijon informimin e biznesit të vogël përmes vizitave në mjediset ku ushtrohet aktiviteti, trajnimet e dedikuara si dhe këshillimi në Këndet e Asistencës. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri më tani janë zhvilluar sesione trajnimesh për 2 538 subjekte. Ndërsa, kanë marrë informacion pranë Këndit të Asistencës 4 006 biznese të vogla, që përbëjnë edhe 40% të totalit. Sa i takon sesionit të trajnimeve dedikuar kësaj kategorie biznesi, janë parashikuar që të zgjasin deri në fund të muajit qershor./Scan


Më të lexuarat