Secondary Adv

Task Force e OSHEE kontroll ne Tirane, arreston 10 abonente qe vidhnin energjine

Njësia Task Force e OSHEE në Tiranë zhvilloi ditet e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.

 

Aksioni u krye ne zonën e Kamzës dhe Don Boskos, nga ku u kapën në flagrancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal. Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit te policise gjyqesore, mesohet se 3 shtetas konsumonin energjine pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjere furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitore), dhe 4 te tjeret kishin nderhyre ne mates duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

 

 

Shtetasit:

Muhamet A

Halim A

Marash M

Emazije H

Xhelal L

Rakip T

Shpetim H

Franc R

Bashkim T

Zenepe G

 

Të 10 shtetasit, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqeruar në komisariatet përkatese të Policisë së Shtetit per hetime të mëtejshme nga prokuroria./BalkanWeb


Më të lexuarat