Secondary Adv

Rama: Bizneset genjejne per bilancet, rrisim ‘tavanin’ per te shmangur abuzimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me biznesin e vogël. Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se bizneset nuk e kanë hallin të TVSH, por të tavani i vendosur. Sipas Ramës, kjo ka bërë që bizneset të bëjnë bilance të rreme dhe për të shmangur abuzimet ai bëri me dije se tavani do të rritet në 10 milionë të reja.

 

“Problemi juaj nuk është TVSH-ja. Problemi juaj është tavani 8 milion, sepse duke kapërcyer tavanin ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguaj një taksë nga 5 për qind në 15 për qind. Kjo bën që shumë prej jush të gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan, edhe pse xhiron e kanë më lart se 8 milion, jetojnë me stresin e vazdueshëm të hartimit të bilanceve te rreme, – tha Rama para përfaqësuesve të biznesit të vogël. – Këtë çështje mendoj se ka ardhur koha ta drejtojmë si duhet, që asnjë biznes i vogël të mos gënjejë. Tavani të rritet mbi 100 milionë dhe me rritjen e tavanit, ju nga gënjeshtarë ktheheni në aleatë të shtetit”, theksoi Rama.

 

Sipas tij, qëllimi i kësaj lëvizje nuk është që të marrë më shumë lekë për buxhetin e shtetit, por qëllimi është që biznesi i madh të mos i shmanget detyrimeve ndaj shtetit. Rama shtoi se biznesi i vogël me të madhin bëhen bashkëpunëtor për t’ia hedhur shtetit, ku të mëdhenjtë japin mallin pa faturë, biznesi i vogël e pranon, pasi ka frikë se kalon 80 milionëshi dhe po u kalua kjo shifër, taksohet si biznes i madh. Në këtë drejtim nënvizoi, se biznesi i vogël nuk e ka problemin te TVSH, por te tavani dhe nëse çlirohet nga ankthi i kapërcimit të tavanit dhe kalimi ku duhet të paguajë 15% në vend që të paguajë 5%, e ka shumë më të lehtë të paguajë këtë pjesë. “Jemi të interesuar që së bashku të arrijmë në një përfundim sa më të arsyeshëm dhe logjik që të garantojmë që të gjithë ju dhe kategoria juaj të funksionojë duke marrë frymë lirisht pa qenë të detyruar të gënjejnë për inspektorët, por ta shtypë atë kasën sa herë bën një transaksion pa pikën e sikletit”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë./Shqip


Më të lexuarat