Secondary Adv

Te ardhurat individuale – DPT: 30 prilli, afati i fundit i deklarimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton afatin e fundit të dorëzimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave për të gjithë individët që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë që të dorëzojnë. Afati i fundit për dorëzimin e saj pranë organeve tatimore është edhe data 30 prill. Po ashtu, DPT shton më tej se:

 

“Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.”

Të gjithë këta individë duhet të deklarojnë:

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

-Të ardhurat bruto nga dividenti

-Të ardhurat bruto nga qiraja

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit

-Të ardhura bruto nga interesat bankare

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapitali nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Sipas DPT, deklarata duhet të plotësohet saktë, sepse në të kundërt mund të ketë penalitete për individin deklarues.

 

Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm. Në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero për qind (30,000 lekë), tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit). 

Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së më poshtë:

– Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është zero për qind

– Për shumën e pagave mujore nga 30,001 lekë – 130,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30,000 lekë

– Për shumën e pagave mujore nga 130,001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23% e shumës mbi 130,000 lekë

Më tej, DPT përmes njoftimi të saj sqaron se tatimi mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, duhet të llogaritet vetëm për pagat dhe shpërblimet e përfituara nga individi, bazuar në një marrëdhënie të rregullt punësimi dhe sipas shumave të deklaruara nga punëdhënësi në listëpagesat respektive. Çdo e ardhur tjetër e përfituar nga pjesëmarrja në Komisione të ndryshme, Komitete, borde drejtuese, këshilla mbikëqyrëse etj, për të cilat është mbajtur paraprakisht 15 % Tatim në Burim nga përfituesi i shërbimit dhe nuk janë deklaruar si paga nga ky i fundit, nuk duhet të llogariten si pagë e përfituar nga individi deklarues./Scan


Më të lexuarat