Nis ndertimi i tre segmenteve rrugore te financuara nga Banka Boterore
Për Fierin, Pogradecin dhe Shkodrën ka nisur puna për ndërtimin tre akseve rrugore në këto zona, që për nga pozicioni kanë rëndësi të madhe në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit dhe bujqësisë. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se këto projekte mbështeten nga Banka Botërore.
Pak ditë më parë banka botërorë ka miratuar projektin prej 50 milionë dollarësh, fond i cili do të shkojë për lidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale në të gjithë territorin e vendit. Projekti është menduar të financojë rehabilitimin e rreth 55 kilometrave rrugë rajonale dhe lokale, të cilat konsistojnë në përmirësimin e lidhjes dhe sigurisë rrugore për këto zona dhe banorët e tyre. Ndërsa nga Kryeministri është njoftuar se tashmë ka nisur puna për ndërtimin e akseve të para të cilat do ti nënshtrohen rikonstruksionit dhe që janë pjesë e projektit të krijuar nga Banka Botërore. Bëhet fjalë për segmenetet rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht. Gjithashtu një aks tjetër që preket nga ky fond financimi është edhe segmenti Qafë- Thorë-Theth. Ashtu sic bën me dije edhe Kryeministri në postimin e tij, ndërtimi i këtyre segmeneteve është mjaft i rëndësishëm pasi premtojnë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit duke qenë se lidhin pika të atraksionit turistik, por gjithashtu çojnë drejt një zhvillimi në sektorin e bujqësisë.
“Mirëmëngjesi, dhe me lajmin e mirë që nis puna për ndërtimin e segmenteve rrugore Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth, pjesë e projektit të ndërhyrjes me mbështetjen e Bankës Botërore në 55 km rrugë që lidhin akset rajonale me ato rurale për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe turizmit, ju uroj një të dielë të qetë”./Scan