Secondary Adv

Rritet taksa per shitjen e truallit ne qytetet kryesore

 

Shitësi i një pasurie të patundshme do të tatohet më shumë sesa deri tani, me hyrjen në fuqi të njerit prej ligjeve, pjesë e Paketës Fiskale 2015. Konkretisht, fjala është për amendimin e tatimit mbi të ardhurat personale, që rrit normën e detyrimit që duhet t’i paguhet shtetit, me përjashtim të të ardhurave që vijnë nga pagat. Për këto të fundit, do të vijojë të mbetet në fuqi taksimi aktual progresiv.

 

Deri në fund të këtij viti, fitimi që realizohet nga shitja e një trualli do të taksohet me 10 për qind. Por, nga 1 janari, norma e taksimit do të rritet në 15 për qind të shumës së realizuar si fitim nga shitësi.
Në këtë rast, do të merret për bazë tabela e fundit e vlerës së trojeve, e miratuar nga qeveria shqiptare. Kjo është vlera, të cilën shteti e njeh si referencë kur kryhet transaksioni i shitblerjes, ashtu si edhe në raste shpronësimi.

Pavarësisht se shifra e blerjes mund të jetë deklaruar më e vogël në aktin noterial, tatimi për këtë transaksion mbi të ardhurat e realizuara nga përfituesi do të llogaritet me minimumin e përcaktuar në tabelat qeveritare X koeficientin 0.15 (15 për qind). Po të jetë deklaruar më e lartë se ky minimum, do të taksohet mbi atë vlerë më të lartë.
Për shembull, metri katror në zonat e ish-bllokut, qendrës, etj të Tiranës, për të cilat shteti jep si vlerë minimale shifrën 57.126 lekë të reja, deri tani taksohej me 5.712,6 lekë, por nga 1 janari do të taksohet me 8.568,9 lekë. Rritja është e ndjeshme për sipërfaqe të mëdha.


Më të lexuarat